Humb jetën nga Covid infermierja 57- vjeçare

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish nga rradhët e bluzave të bardha.  Luftën me Covid nuk ka mundur ta fitojë infermierja, Fatime Poci, 57-vjeçe.

Ndërkohë lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, ku nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të 57-vjeçares.

Njoftimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.

Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd  dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Ngjarja paraprake

Japoni, kërkohet vlerësim mbi sigurinë për evakuimin e ujit në Fukushima

Ngjarja e ardhëshme

Whyte para rimeçit me Povetkin të shtunën: Ai ma tha të vërtetën brutale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian