Hulumtimi i ADN-së tregon se qeni është miku më i vjetër kafshë i njeriut

Një hulumtim i ADN-së tregoi se qentë nuk janë vetë miqtë më të mirë të njerëzimit, por njëkohësisht edhe miku më i vjetër i tyre në mesin e kafshëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtimi, rezultatet e së cilës u publikuan në revistën “Science”, zbuloi se gjurma e zbutjes së qenve daton para 11 mijë viteve, nga fundi i Epokës së fundit të Akullnajave.

Gjetjet konfirmojnë se qentë janë zbutur shumë më herët sesa ndonjë lloj të njohur. Një ekip ndërkombëtar ka studiuar të gjithë gjenomët e mbetjeve të 27 qenve të lidhur me kultura të ndryshme të vjetra, të cilët janë krahasuar edhe njëra me tjetrën por edhe me qentë e kohës moderne.

Më tutje, gjetjet tregojnë se qentë në atë periudhë janë qenë të përhapur në hemisferën veriore, si dhe në 5 lloje të ndryshme.

“Gjersa të gjithë njerëzit ishin akoma mbledhës gjuetarësh, në të vërtetë kanë zbutur një mishngrënës të egër, ujkun që në shumë rajone të botës frikësohet nga ai. Pyetja e vërtetë është njerëzit pse e kanë bërë këtë? Si ndodhi kjo? Kjo është ne që interesohemi”, tha Dr. Pontus Skoglund nga ekipi hulumtues.



. .

Ngjarja paraprake

Dhurata e veçantë që mori Meta nga biznesmeni britanik

Ngjarja e ardhëshme

Blizzard lançon ekspansionin Shadow Lands në World of Warcraft

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian