Hulumtim i Universitetit të Oksfordit: Videolojërat i bëjnë njerëzit të lumtur

Një hulumtim i kryer nga Instituti Internet i Oksfordit (OII), vuri në pah se luajtja e videolojërave me kohë të gjatë, i bën njerëzit të ndihen mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në BBC, në hulutimin e OII-së u zbulua se individët që luajnë videolojëra me kohë të gjatë janë më të lumtur.

Studimi, ku morën pjesë 3.274 lojtarë të moshës mbi 18-vjeçare, u fokusua në dy lojëra të dy kompanive.

Kompanitë për studim ndanë të dhëna se sa kohë kanë luajtur përdoruesit dhe performancën e tyre.

Të dhënat e mbledhura u krahasuan me përgjigjet ndaj sondazhit që vlerësojnë lumturinë e lojtarëve.

Profesori Andrew Przybylski, kryesuesi i hulumtimit, duke theksuar se gjetjet janë befasuese, tha se personi që luan katër orë lojë në ditë ndihet më i lumtur sesa ai që nuk luan.

Ai rikujtoi se studimet e para 40 viteve tregonin se personat, nëse luajnë gjatë kohë videolojëra, janë më të palumtur.

Dallimi në gjetjet e këtij studimi lidhej me faktin se të dy lojërat në fjalë mund të kontrollohen nga individë, si dhe aftësinë për të bashkëvepruar me personazhe të kontrolluar nga njerëz të tjerë.



. .

Ngjarja paraprake

Porti i peshkimit pa kushte/ Vlorë, nuk ka thellësi baseni i varkave

Ngjarja e ardhëshme

Microsoft Teams vendos kufizime për disa përdorues

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian