Hulk drejt rikthimit në Evropë, skuadrat e mëdha turke pas tij

Hulk është duke menduar rikthimin në futbollin evropian.

Sulmuesi brazilian ka kaluar pesë vite në futbollin kinez tek skuadra Shanghai SIPG.

Por kontrata e tij me këtë klub ka skaduar dhe për momentin braziliani është një futbollist i lirë.

34-vjeçari po mendon rikthimin në Evropë ku ofertat nuk mungojnë, kryesisht nga kampionati turk.

Besiktas, Galatasaray dhe Istanbul Basaksehir i kanë bërë oferta lojtarit i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Një tjetër ofertë që ka për momentin braziliani është ajo edhe nga ish-klubi i tij Porto, ku kishte kaluar katër vite të karrierës.

Për sulmuesin e fuqishëm interesim kanë shprehur edhe skuadrat braziliane, por Hulk synon të rikthehet në Evropë.

Gjithsesi lojtari pritet që gjatë kësaj jave të vendos përfundimisht për skuadrën e tij të re.

Ngjarja paraprake

Kuvendi duhet të debatojë për përzgjedhjen e Naser Ziberit për Avokat të Popullit

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, në një banesë gjenden 5 persona të vdekur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian