Huawei njofton shitjen e markës Honor për shkak të sanksioneve amerikane

Gjiganti kinez i teknologjisë Huawei ka vendosur të shesë të gjitha asetet e biznesit të nënmarkës së tij Honor për të lehtësuar ndikimet financiare pas kufizimeve tregtare të SHBA-së që bllokuan qasjen e kompanisë në çipat gjysmëpërçues, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Biznesi i konsumatorit i Huawei ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm kohët e fundit. Kjo ka qenë për shkak të një mungese të vazhdueshme të elementeve teknike të nevojshme për biznesin tonë të telefonisë sonë celulare”, tha Huawei në një deklaratë.

“Huawei Investment & Holding Co, Ltd ka vendosur kështu të shesë të gjitha asetet e saj të biznesit Honor tek Shenzhen Zhixin New Technology Technology Co, Ltd. Kjo shitje do të ndihmojë shitësit dhe furnizuesit e kanaleve të Honor ta kalojnë këtë kohë të vështirë”, shtohet në deklaratë.

Më tej theksohet se Huawei nuk do të mbajë asnjë aksion apo nuk do të përfshihet në ndonjë menaxhim biznesi ose veprimtari vendimmarrëse sapo të përfundojë shitja.

“Kjo lëvizje është bërë nga zinxhiri i industrisë së Honor për të siguruar mbijetesën e vet. Mbi 30 agjentë dhe tregtarë të markës Honor së pari propozuan këtë blerje”, thuhet më tej në deklaratë.

Në fillim të këtij viti, Washingtoni vendosi kufizime për shumë kompani kineze, duke përfshirë gjigantin e teknologjisë Huawei, me pretendimet për lidhje të dyshuara me Partinë Komuniste të Kinës.

Në gusht, media kineze raportoi se kompania do të zhvendoste investimet e saj amerikane në Rusi pasi administrata Trump vendosi kufizime ndaj gjigandit kinez të teknologjisë.



. .

Ngjarja paraprake

768 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Ngjarja e ardhëshme

Ndërroi jetë Ljubisav Ivanov-Xingo

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian