Huawei mund të blejë teknologji Amerikane të çipeve

Shtetet e Bashkuara do të bëjnë një përjashtim ndaj sanksioneve të Huawei duke e ejuar gjigantin Kinez të blejë teknologjinë Amerikane të çipeve.

Qualcomm konfirmoi për agjencinë e lajmeve Reuters se ka marrë një autorizim për shitjet e çipeve tek Huawei por nuk specifikoi se për çfarë çipesh bëhet fjalë.

Deri përpara vendosjes së sanksioneve, Huawei ka përdorur çipet Kirin për smartfonëve e rangut të lartë si Mate 40 dhe Qualcomm Snapdragon për modelet buxhetore.

Ende biznesi i smartfonëve të Huawei është në vështirësi pavarësisht asaj çfarë Qualcomm mund të shesë. Ka pasur spekulime se kompania është pranë shitjes së bredit Honor ndërsa Huawei nuk ka akses në teknologjitë e fundit të huaja.

A do të bëjnë diferencë përjashtime nga Qualcomm? /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Belgjikë, shitet pëllumbi më i shtrenjtë për 1,6 milion euro

Ngjarja e ardhëshme

Kosovë/Paralajmërohen masa të reja për secilën komunë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian