HRW kritikon Turqinë për transferimin e të burgosurve sirianë

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), e ka dënuar “transferimin e paligjshëm” në Turqi të 63 sirianëve të arrestuar nga Ankaraja dhe grupet nën ndikimin e saj, në verilindje të Sirisë më 2019.

Turqia dhe rebelët sirianë i kryen arrestimet në zonën kufitare të Ras al-Ain në verilindje të Sirisë, pasi morën rajonin nga luftëtarët kurdë, tha HRW.

Ata janë mbajtur për shkak të prentendimeve se janë të lidhur me grupet kurde, të cilët Turqia i konsideron si “terroristë”.

Akuzat ndaj tyre kanë të bëjnë me “cenimin e integritetit territorial të shtetit, anëtarësim në një organizatë terroriste dhe vrasje”, tha HRW.

“Këta sirianë jo vetëm që janë transferuar në mënyrë joligjore në Turqi, por gjykatat kanë shpallur dënime maksimale për të paktën pesë prej tyre”, tha Michael Page, zëvendësdrejtor rajonal i HRW.

Sipas organizatës, autoritetet turke nuk kanë dëshmuar se të arrestuarit kanë kryer krime ose ishin luftëtarë aktivë me grupe kurde.

“Autoritetet turke po shkelin detyrimet e tyre duke arrestuar këta burra sirianë dhe duke i çuar në Turqi për t’u përballur me akuzat më të dyshimta dhe më të paqarta në lidhje me veprimtarinë e pretenduar në Siri”, tha Page.

Ekzistojnë të dhëna se numri i sirianëve që janë dërguar në Turqi mund të jetë gati 200.

Këto veprime janë vetëm disa nga shkeljet që Turqia dhe përfaqësuesit e saj rebelë sirianë akuzohen se kanë kryer në zonat nën kontrollin e tyre.

Ankaraja thotë se kurdët në Siri, që i përkasin Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit kanë lidhje me militantët kurdë në Turqi të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që i konsideron organizatë terroriste.

Mirëpo SHBA-ja pretendon se YPG-ja, e cila i ka ndihmuar në mposhtjen e grupit militant, Shtetit Islamik në Siri, është subjekt i ndarë nga PPK-ja.

Ngjarja paraprake

Sulmuesi Vedat Muriqi ka nisur ta tregojë veten

Ngjarja e ardhëshme

SPAK ende pa rezultate, por 1 vit kanë marrë mbi 500 mijë dollarë vetëm rroga

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian