Hoxhaj sheh entuziazëm të strukturave të PDK-së në Kaçanik

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Kaçanik.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Kaçanik.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se sheh entuziazëm të strukturave të PDK-së në Kaçanik.

Ai është zotuar se do të jetë aleati më i madh i kaçanikasve.

Postimi i plotë i Hoxhajt, pa ndërhyrje:

Entuziazmi i strukturave të PDK-së në Kaçanikun historik për ndryshime të mëdha, gjithmonë është në nivelin më të lartë. Edhe sonte, ku së bashku me deputetët e PDK-së në legjislaturën e fundit, vizituam Degën tonë në këtë komunë, vullneti për të qenë pjesë aktive e vizionit të PDK-së ishte shumë i qartë. Padyshim, kjo edhe si rrjedhojë e punës së mirë që ka bërë kryetari Besim Ilazi në udhëheqjen e kësaj komune. Si kryeministër i Kosovës, unë do të jem aleati më i madh i kryetarit Ilazi dhe kaçanikasave në zhvillimin e komunës së tyre. #HoxhajKryeministër.

Ngjarja paraprake

Në orët e vona, Dafina josh ndejkësit me fotografi tërheqëse

Ngjarja e ardhëshme

Vedat Muriqi shënon 3 gola me Lazion

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian