Hoxhaj: Serbia është zgjatim i Rusisë në Ballkan, hyrja e Kosovës në NATO është prioritet

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë që Serbia në Ballkan është pushtim potencial i zgjatur rus, duke e shndërruar në prioritet hyrjen e Kosovës në NATO. “Një Rusi që është agresive në Ukrainë dhe një zgjerim i konfliktit atje do ta zgjasë konfliktin edhe në Ballkan. Dhe vendet, të cilat nuk janë pjesë e NATO-s janë Kosova, Serbia dhe Bosnja”, ka thënë Hoxhaj.

“Prandaj, unë mendoj që dialogun do të duhej ta vendosim në parametra të reja. ‘Po’ për njohje të ndërsjellë, ‘po’ afateve në dialog, ‘po’ marrëveshje, e cila ka qëllim anëtarësimin e Kosovës në OKB, por në këtë kontekst të ri ndërkombëtar, jam i mendimit që NATO-ja dhe vetëm NATO-ja duhet të jetë prioritet”.

Sipas Hoxhajt, Serbia është zgjatim i Rusisë në Ballkan, prandaj rreziku është edhe më i madh, me ç’rast e bën domosdoshmëri hyrjen e Kosovës në NATO.

“Dhe kjo duhet t’iu thuhet partnerëve tanë amerikanë, partnerëve tanë evropianë dhe kur Suedia dhe Finlanda mendojnë që është koha për këto që të anëtarësohet në NATO, çka të presim ne prej Kosovës që është shtet i ri, është fragjil dhe edhe më tutje ka një kërcënim real nga Serbia dhe Serbia nuk është zëvendësim i Rusisë por Serbia është zgjatje e Rusisë dhe të gjitha këto na detyrojnë që seriozisht ta marrim anëtarësimin e Kosovës në NATO si prioritet të lartë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbyllet pas 4 orësh protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, sërish nesër në orën 11:00

Story i radhës

Pasojat e luftës në Ukrainë tek komuniteti rus në SHBA

Të fundit nga