Hoxha: Pavarësisht vështirësive, bujqësia ka funksionuar edhe në kohë pandemie

Ministri i bujqësisë Arianit Hoxha i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike”, ka folur rreth funksionimit të bujqësisë gjatë kohës s pandemisë. Hoxha me këtë rast u shpreh se pandemia ka vërtetuar edhe njëherë se bujqësia është një nga shtyllat e shoqërisë, sepse sipas tij është sektori që siguron ushqimin.

Gjeneralisht ashtu siç e përmendët edhe ju çështja e pandemisë me Kovid-19, është çështje e cila ka ndikuar në gjithë sistemin shtetëror duke përfshi këtu edhe mënyrën e jetesës.  Dhe në gjithë këtë pjesë të vështirë që po e kalon e gjithë bota u dëshmua një gjë se bujqësia është një nga sektorët kryesor që siguron ushqimin dhe pavarësisht vështirësive që kanë qenë te pjesa e bujqësisë nuk është ndalur çështja e prodhimeve, çështja e shitjeve. Nëse e shohim në aspekt të numrave ndoshta nuk është aq e dëmtuar sepse shitje ka pasur, ka funksionuar në një far forme si sektor, apo si industri ta quajmë”, tha Arianit Hoxha, ministër i bujqësisë.

Megjithatë sipas Hoxhës vështirësitë e vogla kanë ndikuar në kultura të caktuara apo prodhime të caktuara të ketë rritje të shtogjeve apo rezervave të cilat e vështirësojnë situatën, planifikimet e viteve të ardhshme.

Ngjarja paraprake

Policia paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese

Ngjarja e ardhëshme

Penalltitë do t’i gjuaj Jorginho apo Werner? Përgjigjet Lampard

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian