hoxha ka nje po te kurtit per te gjithe pakon e planit franko gjerman 65f0ca090e5be

Hoxha: Ka një “Po”, të Kurtit për të gjithë pakon e planit franko-gjerman

March 12, 2024
1 minut lexim

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se në procesin negociator ekziston një “Po”, e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të gjithë pakon e planit franko-gjerman.

Hoxha ka thënë se nëse PDK është kundër Asociacionit si “produkt”, atëherë i ka dy zgjidhje, ose do të jetë mbështetëse e Albin Kurtit ose do t’i thotë “dorëzohu, mos na prish me ndërkombëtarët”.

“Në momentin kur jemi kundër Asociacionit dhe e konsiderojmë antikushtetues si produkt, e kemi problem mandej me kërku koordinim, të kritikohet Albin Kurti pse nuk po koordinohet me ndërkombëtarët. Qëndrimi duhet të jetë i qartë. E shoh situatën shumë më problematike se kaq. Kosova gjithmonë ka qenë gjithmonë e tej koordinuar me SHBA-të. Jo çdoherë me koordinim ne kemi pasur produkte të mira. Koordinimi shpeshherë na ka prodhuar edhe produkte të këqija, për shembull Gjykata Speciale. Nuk është se veç kemi fituar, por edhe kemi dhënë”, u shpreh Hoxha.

“Procesin negociator ka një ‘po’ të kryeministrit Kurti për gjithë pakon e planit franko-gjerman deklarative e cila e pret një ‘po’ të Serbisë, e cila nuk është dhe ka një insistim të Bashkësisë Ndërkombëtare që po do t’i thotë këtë po ti nisja ta bësh se ne ‘po-në’ e Serbisë e bëjmë. Kurti nuk po do ta bëjë këtë dhe kjo e ka krijuar konfliktin”, shtoi ai.

MARKETING

RENT A CAR

autobusi i shkolles perplaset me nje kamion ne shba pese te vdekur 65f0c6c13f3f1
Story i mëparshëm

Autobusi i shkollës përplaset me një kamion në SHBA, pesë të vdekur

perfshihet ne flake magazina me bime medicinale ne sarande 65f0cd8de4284
Story i radhës

Përfshihet në flakë magazina me bimë medicinale në Sarandë

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë