Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha i ftuar në “TV Globi” në emisionin “Politico” ka diskutuar rreth bujqive si dhe për kerkesat e tyre. Ministri Hoxha ka përmendur edhe protestën e bujqve të Gostivarit, duke thënë se ai është i gatshëm t’ju del në ndihmë.
“Protesta e blegëtorëve më jep motiv shtesë për punë që bashkarisht me ekipin tim të angazhohemi më shumë për zgjidhjen e problemeve”, ka deklaruar Hoxha.
Gjithashtu ministri Hoxha ka thënë se me rebalance të buxhetit do të arrijmë të paguajmë subvencionet por edhe do t’i rrisim dhe se planifikojmë që deri më 15 qershor të paguhen gjitha subvencionet për bujqit.

Ngjarja paraprake

Mjeku Alimehmeti: Imuniteti ndaj Covid-19 zgjat me vite

Ngjarja e ardhëshme

Masat administrative dhe eksperimentet në parandalimin e pandemisë nuk sollën rezultate

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian