Hoxha bëhet me skuadër të re, largohet nga Lokomotiva

Arbër Hoxha është futbollisti më i ri i Slaven Belupos. Hoxha sot ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa nga ndeshja e së dielës me Hajdukun do të jetë në dispozicion të trajnerit Zoran Zekiq.

Mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin e Slaven Belupos.

Hoxha deri më tani ishte pjesë e NK Lokomotivës së Zagrebit, klub i cili njihet si “fole” e futbollistëve shqiptarë.

“Jam i lumtur që kam ardhur në Slaven Belupo. Do të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe në këtë mënyrë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet më të mira të mundshme.

Besoj se do të përshtatem shpejt. Unë e njoh mirë ligën dhe klubin dhe i njoh trajnerin dhe lojtarët nga fusha. Mezi pres të qëndroj në Koprivnicë dhe Slaven Belupo”,  ishin fjalët e para të Hoxhës si futbollist i Belupos, shkruan Insporti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkarkimi, Mustafaj: Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese

Story i radhës

Fjori çartet kur Maliku ia përmend fotot e videot nudo, “Përputhen” merr flakën!

Të fundit nga