Hoxha: 5 milion euro të reja ndihmë për prodhuesit e duhanit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha në një intervist për “Agrotim” ka treguar për punën e tij si ministër.

Ministri Hoxha ka deklaruar se 5 milion euro të reja do t’ju dilet në ndihmë prodhuesve të duhanit, për shkak se këtë vit shitja e duhani ka ecur me shumë vështirësi.

“Si institucion, kemi investuar maksimumin dhe do të vazhdojmë derisa të blihet edhe kutia e fundit e duhanit. Me paketën e pestë të masave ekonomike, për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga Korona, Qeveria përfshiu si një grup i prekur i qytetarëve edhe prodhuesit e duhanit. Me paketën e fundit parashikohen rreth 5 milion euro, fonde të destinuara për prodhuesit e duhanit”, ka deklaruar Hoxha.

Gjithashtu, Ministri Hoxha ka deklaruar se do të ndihmojë secilin qytetarë që dëshiron të merr me Bujqësi.

Ngjarja paraprake

Tyga shfaqet duke u shëtitur në Malibu me një vajzë misterioze

Ngjarja e ardhëshme

Man.Utd – Everton, formacionet zyrtare

të fundit nga

Carovska në takim me BNJVL-në dhe kryetarët e komunave: Intensifikohen përgatitjet për implementimin e reformave arsimore në vitin e ri shkollor Në takimin online të Ministrës së Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska me BNJVL-në dhe kryetarët e komunave, u diskutuan përgatitjet aktuale të vetëqeverisjes lokale dhe shkollave për një fillim të suksesshëm dhe zbatimin e të gjitha reformave në arsim të cilat fillojnë në vitin e ri shkollor dhe duhet të sigurojnë proces më të mirë arsimor si për nxënësit e shkollës fillore ashtu edhe të shkollës së mesme. „Jam e kënaqur me atë që është thënë nga ana juaj,, tanimë për pjesën më të madhe, jeni të përgatitur për ndryshimet që duhet të ndodhin në interes të nxënësve tanë, por edhe në interes të stafit të shkollës. Vlerësoj që kohezioni në nivelin lokal dhe angazhimi që është i dukshëm pothuajse për të gjithë të pranishmit është parakusht kryesor për të arritur efektin që projektohet në krijimin e Konceptit të ri për arsimin fillor, programin mësimorë të ri dhe të gjitha risitë e tjera që i kemi planifikuar përmes ” procesit të përbashkët dhe transparent”, tha Carovska. Ministri theksoi se të gjitha komunat që kanë nevojë, do të marrin mbështetje dhe udhëzime shtesë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria në fushën e përgatitjeve. Na informoi se gjatë muajit maj do të fillojnë trajnimet për mësimdhënësit të cilët do të japin mësim në programin mësimorë të ri në klasën e parë dhe të katërt dhe do të realizohen gjatë muajve – qershor dhe gusht . Ajo theksoi se nga 1 maji, shërbimi elektronik për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë do të jetë aktiv dhe se për këtë aktivitet janë planifikuar trajnime për të punësuarit në shkollat, të cilat sipas planit fillojnë nesër. Në takim u diskutua edhe për regjistrimin e ardhshëm në shkollat e mesme, për të cilat politika e regjistrimit është krijuar nëpërmjet aktivitet të përbashkët të MASH-it ,vetëqeverisjes lokale me bashkësinë e biznesit. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se vetëqeverisja lokale me të cilën ai udhëheqë i jep mbështetje të plotë reformave që nënkuptojnë modernizimin e sistemit arsimor, duke theksuar se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të personelit mësimdhënës. Në të njëjtën kohë, siç tha ai duke punuar sëbashku si më parë, janë gjetur zgjidhje për të gjitha sfidat, por është e nevojshme të gjejmë mënyrën më të mirë të financimit të shkollave në mënyrë që të arrihen rezultate maksimale në fushën e arsimit, e cila tashmë është duke punuar. Duke theksuar se komuna e Prilepit po përgatitet në mënyrë aktive për zbatimin e Konceptit të ri, Kryetari i Komunës Ilija Jovanoski njoftoi sigurimin e burimeve të nevojshme, duke përfshirë edhe 600 tableta shtesë për secilin fëmijë që të kenë qasje të barabartë në arsim dhe në risitë. Në mbështetje për reformat në diskutim u bashkua edhe Natasha Petrovska, kryetare e Komunës së Manastirit, e cila tha se posaçërisht futja e plan-programeve të reja dhe digjitalizimi në vendin tonë duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kryetari i Strugës Ramiz Merko tha se procesi i futjes së reformave duhet të marrë parasysh dallimet midis zonave urbane dhe rurale dhe të sigurojë mbështetje shtesë, veçanërisht në sigurimin e burimeve të nevojshme. Gjatë takimit, kryetarët e komunave informuan gjithashtu se janë duke u përgatitur në mënyrë aktive edhe për investime të caktuara në fushën e infrastrukturës, të cilat do të ndihmojnë procesin e ndryshimit për mësimdhënie më të mirë.Gjithashtu theksuan edhe se viti shkollor aktual po zbatohet me sukses dhe presin që të përfundojë në atë mënyrë.

Në takimin online të Ministrës së Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska me

AlbanianEnglishMacedonian