Hoti uron Kryeziun për medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të skitarisë: Sukseset e saj po bëjnë histori

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar Kiana Kryeziun e cila të dielën fitoi medaljen në një garë ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë.

Hoti shkruan se Kiana me sukseset e saj po bënë histori dhe po e lartëson e nderon flamurin e shtetit të Kosovës.

Hoti shkruan se rinia dhe sporti janë ambasadorët më të mirë të Kosovës.

“Rinia dhe sporti, ambasadorët më të mirë të Kosovës! Kiana Kryeziu është edhe një vajzë kosovare, që me sukseset e saj po bënë histori dhe po e lartëson e nderon flamurin dhe shtetin e Kosovës. Kiana, skitarja e parë që i solli Kosovës medaljen e argjendet nga një garë ndërkombëtare e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, është njëra nga 24 bursistet e KOK-ut, “Shpresa Olimpike 2021”. Gjithmonë krenar me sukseset e të rinjve tanë!”, ka shkruar Hoti. 

Ngjarja paraprake

Moti i ligë, Hadërgjonaj nuk mund të vijë në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI jep lajmin e madh: 122.500 qytetarë të regjistruar deri sot

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian