Hoti: Situatë e rënduar me vërshimet

Reshjet e orëve të fundit në Kosovë kanë rënduar situatën me vërshimet, thotë kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Sipas një njoftimi për media nga Zyra e Hotit, thuhet se ai është njoftuar nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, se reshjet e fundit kanë çuar në bllokimin e disa rrugëve dhe daljen nga shtrati të disa lumenjve.

“Sipas këtij raporti gjendja paraqitet e rënduar me vërshime dhe bllokim të disa rrugëve, ngritje të nivelit të ujit, dalje nga shtrati i disa lumenjve dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve atmosferike”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, Zyra e Hotit thotë se situata është duke u “menaxhuar me sukses nga mekanizmat lokalë” dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ta për mbështetje nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës një ditë më parë njoftoi se të premten dhe të shtunën do të ketë reshje shiu dhe bore. Megjithatë, IHK-ja tha se reshjet gjatë të shtunës do të jenë me intensitet më të dobët.

Si pasojë e reshjeve të borës dhe shiut, gjatë janarit, disa komuna të Kosovës u përballën me vërshime. Për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, komunat kanë nisur t’i identifikojnë dëmet, me qëllim që të kompensohen.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka ndarë 1 milion euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet.

Ngjarja paraprake

Formacionet zyrtare: Bayern – Hoffenheim

Ngjarja e ardhëshme

Siri, 6 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një sulm terrorist në Afrin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian