hoti rendit projektet milioneshe qe be ja ia ka bllokuar kosoves 65b38b90dca9e

Hoti rendit projektet milionëshe që BE-ja ia ka bllokuar Kosovës

January 26, 2024
1 minut lexim

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka pyetur Qeverinë se kur do të zhbllokohen 295 milionë euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Ai ka renditur edhe projektet që janë bllokuar si pasojë e masave ndëshkuese të BE’së ndaj vendit.

“Kur do të zhbllokohen 295 mil euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Këtë përgjigje duhet dhënë Qeveria në Komisionin Parlamentar.  Çfarë politike e Qeverisë është kjo: edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet e reja në veri”, ka shkruar Hoti mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Kur do të zhbllokohen 295 mil euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Këtë përgjigje duhet dhënë Qeveria në Komisionin Parlamentar.

Çfarë politike e Qeverisë është kjo: edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet e reja në veri.

Ja lista e projekteve të bllokuara:

 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës

 9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore

 9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit

 7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII

 7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri

 3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna

 3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm

 2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë

 2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë

 1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.

 0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike

 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj

 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë

MARKETING

RENT A CAR

sot konstatohen doreheqjet e kovacevskit dhe xhaferit pendarovski do tia jep mandatin kryeministrit shqiptar 65b38aa1983a3
Story i mëparshëm

Sot konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, Pendarovski do t’ia jep mandatin kryeministrit shqiptar

bytyqi bashke me kabinetin tim punuam shume per te bere realitet nje investim sic eshte lidl 65b38b964a442
Story i radhës

Bytyqi: Bashkë me kabinetin tim, punuam shumë për të bërë realitet një investim siç është “LIDL”

Të fundit nga

ShkoLartë