Hoti: Mbyllja e kufijve ka qenë masë për parandalimin e përhapje së virusit, jo kufizim ndërshtetëror

I pyetur se si e komenton kushtëzimin e lëvizjes së qytetarëve si pasojë e pandemisë, kreu i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, theksoi se Shkupi dhe Prishtina kanë bashkëpunim të vazhdueshëm për menaxhimin se Covid-19, dhe se çdo vendim i qeverive duhet të shihet si masë për parandalimin e shpërndarjes së virusit dhe jo si kufizim ndërshtetëror.

“Falënderova kryeministrin Zaev për bashkëpunimin e ngushtë rreth menaxhimit të pandemisë, dy ministritë e Shëndetësisë kanë punuar së bashku, të gjitha veprimet që janë ndërmarrë sa i përket kalimit të kufirit, nuk duhet si shihni si kufizime, por si veprime që duhet të ndërmarrim ne si dy qeveri për të menaxhuar situatën me pandeminë. Bashkëpunimi është i ngushtë në shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve, atë që po bëjmë , po marrim parasysh protokollet e përgatitura nga OBSH dhe organizatat tjera ndërkombëtare sa i përket vendosjes së masave që kufizojnë përhapjen e virusit, Çfarëdo mase që marrim ne ose qeveria në Shkup, duhet të kuptohet si masë për parandalimin e virusit, e jo si kufizim ndërshtetëror”, tha mes tjerash, Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës.

 

 

 

Ngjarja paraprake

I dashuri im nuk bën seks me mua, ndihem e refuzuar dhe e lënduar, andaj tani kam vendosur që…..

Ngjarja e ardhëshme

Kosovë, dy viktima dhe 169 raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian