Hotelierët reagojnë, Qeveria e gatshme të bisedojë, por mendimi i ekspertëve mbetet kryesor

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Masa kufizuese që i miratoi dje Qeveria, shkaktuan reagime te hotelierët. Ata pasdite paralajmëruan mbylljen e objekteve edhe pse konsiderojnë se kufizimet e reja nuk do ta zgjidhin problemin me rritjen e numrit të të sëmurëve nga Kovid-19. Nuk na duhet arnim të protokolleve, por rekomandime të unifikuara për të gjithë industrinë e hotelerisë, theksoi Oda e pavarur Hotelerike (OPH).

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi potencoi se Qeveria gjithmonë e dëgjon mendimin e ekspertëve. Ashtu që, tha, edhe në këtë rast, me protokollet më të reja. Janë miratuar në propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Por, institucionet janë të gatshme t’u dalin në ndihmë hotelierëve dhe të bisedojnë me ta nëse kanë vështirësi. Tani për tani, vlerësoi Bekteshi, nuk ka numra për rënie të sektorit hotelerik. Kjo do të shihet kur do t fillojnë të zbatohen protokollet e reja.

Me reagim doli edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Përkujtoi se protokollet janë në fuqi më që disa muaj, ndërsa SPH e ka përshëndetur miratimin e tyre.

Kryeministri Zoran Zaev kërkoi mirëkuptim për masat e reja për mbrojtje nga virusi dhe bëri thirrje që ashtu si respektohen kërkesat e artistëve dhe të sektorëve të ndryshëm ekonomikë, të respektohet edhe mendimi dhe propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse sepse janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të të gjithë qytetarëve.

“Jemi të vetëdijshëm se është e rëndësishme pjesa ekonomike dhe ekzistenca e artistëve të cilët performojnë në objekte hotelierike, por, megjithatë, shëndeti është dominant dhe Qeveria e solli vendimin për shkak të shëndetit të qytetarëve. Numrat po rriten, po vjen dimri, të gjithë duhet të jemi më shumë të kujdesshëm”, tha Zaevi në lidhje me masën për ndalesë për të performuar këngëtarëve në objektet hotelierike, duke shtuar se ndihmë do të ketë dhe askush nuk do të harrohet.

Masat për objektet hotelerike të miratuara dje, janë propozim i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe ne në tërësi do t’i respektojmë, është decid ministri Bekteshi.

“Por,  jemi këtu të bisedojmë dhe  t’u dalin në ndihmë hotelierëve dhe të bisedojnë me ta nëse kanë vështirësi. Lidhur me ingerencat e Inspeksionit të tregut dhe paralajmërimin se do të ketë rritje të tyre, ministri është decid se të gjitha institucionet, posaçërisht ato që kryejnë mbikëqyrje të drejtpërdrejtë, duhet të vendosin me kohë që të mos përsëriten rastet e mosresptimit të masave shëndetësore dhe protokolleve, deklaroi Bekteshi.

Ai edhe një herë përsëriti se Qeveria gjithmonë thirret në ekspertët.

“Si Qeveri, çdoherë ju referohemi ekspertëve. Nëse ata kanë vendosur se në këtë moment duhen masa të tilla të merren, atëherë ne këtë do ta respektojmë në tërësi. Por, këtu jemi që t’u ndihmojmë të gjithë sektorëve të prekur, siç e bëmë këtë me pakon e katërt të masave. Shumë është me rëndësi që të gjithë së bashku ta dërgojmë porosinë për respektimin e masave, duke marrë parasysh se përveç ndaj shëndetit të njerëzve, mosrespektimi ka impakt negativ edhe ndaj ekonomisë në përgjithësi”, tha Bekteshi, duke shtuar se nëse hotelierët nuk i respektojnë protokollet e miratuara, institucionet shtetërore do të veprojnë në mënyrë adekuate.

Sipas Komisionit  për Sëmundje Ngjitëse, i cili është  i befasuar nga sulmet dhe kualifikimet ndaj tij nga Oda e Pavarur e Hotelerisë duke pasur parasysh atë që Komisioni në përgatitjen e të gjithë protokolleve deri më tani në mënyrë aktive komunikoi me të gjithë faktorët, përfshirë edhe hotelierët. Protokollet janë në fuqi tashmë disa muaj dhe Oda deri më tani nuk kishte problem me të njëjtat, përkundrazi e përshëndeti dhe u pajtuan me miratimin e tyre, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Rekomandimet për masat e reja, siç thekson, tërësisht bazohen ndaj analizës së gjendjes epidemiologjike dhe anketave epidemiologjike nga të infektuarit e rinj me Kovid-19.

Në mënyrë shtesë, siç theksohet, në gjithë botën dhe në Evropë për momentin ka valë të vjeshtës ku në mesin e masave të para është mbyllje e tërësishme e bareve dhe restoranteve, ndërsa në shumë vende tashmë ka situata të reja të jashtëzakonshme.

Qeveria në seancën e djeshme të tetë i miratoi konkluzionet e takimit të Komisionit për Sëundje Ngjitëse zë cilat parashohin ndalesë të paraqitjeve të këngëtarëve dhe Di-xhej-ëve  në të gjitha objektet hotelierike, kufizim i zërit të muzikës deri 55 decibel dhe ulje të numrit të njerëzve të cilët mund të ulen në një tryezë në objektin hotelierik nga tani 12 të lejuar në katër. ar/

 

Ngjarja paraprake

Kryeministri i Malajzisë në vetëkarantinë për shkak të COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Konflikti Nagorni-Karabaku: NATO bën thirrje për armëpushim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian