Horoskopi ditor, e mërkurë 6 janar 2021

Dashi
Mjedisi yjor do sjelle një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire dhe do i shprehni me tepër ato qe keni ne zemër. Për beqaret do ketë një takim interesant i cili do ua ndryshoje njëherë e përgjithmonë vijimësinë e jetës. Dite e mire edhe për te kryer transaksione financiare. Dielli do iu ndihmoje te merrni një vendim te
rëndësishëm.

Demi
Fale mbështetjes qe do japë Merkuri ne planin sentimental, marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te stabilizohet. Mund te ketë edhe ndonjë rizgjim te rrufeshëm te pasionit. Beqaret do kenë takime mjaft te bukura. Përfitoni sa te mundni sepse mundësi te tilla nuk vijnë gjithmonë. Ndryshime pozitive do ketë edhe ne plani financiar. Do jeni me
te përgjegjshëm për shpenzimet qe do bëni.

Binjaket
Jeta juaj ne çift pritet te jete me e mire sesa ju mendonit. Do kaloni disa ore te mrekullueshme dhe harmonia do te mbretërojë. Për beqaret ka shume mundësi qe te vije dashuria e madhe. Mos i vini prita, por tregohuni sa me te hapur. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme. Vazhdoni sa me shume te mundni, te shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Gaforrja
Do e keni te vështirë sot ta analizoni me objektivizëm jetën tuaj ne çift. Do iu mungoje kthjelltësia duke qene se jeni te futur tërësisht ne këtë lidhje. Jeni beqare? Do keni një takim vendimtar i cili do mund te ndryshoje përgjithmonë jetën tuaj. Edhe financat nuk do jene te këqija. Ka shume gjasa qe ato te përmirësohen dhe ju te bëni
disa shpenzime te menduara prej kohesh.

Luani
Dite e qete kjo e sotmja për çiftet. Shfrytëzojeni për te reflektuar për te ardhmen. Ata qe kane pasur probleme duhet te mundohen t’i zgjidhin. Beqaret do kenë një dite te mrekullueshme. Takimet do jene te shumta dhe mund te krijoni një lidhje te qëndrueshme. Për financat do jete një dite jo ndryshe nga te tjerat. Mos shpenzoni shume
por hiqni ndonjë lek mënjanë.

Virgjeresha
Nen influence e Uranit do tregoheni me te hapur dhe te disponueshem ndaj partnerit tuaj. Do jeni me te motivuar dhe do mendoni me shume për te ardhmen. Për sa iu përket beqareve nuk do ketë ndryshime te mëdha. Beni pak me shume durim. Ne planin financiar do ketë përmirësime te ndjeshme. Gjithsesi tregohuni shume te matur me
shpenzimet.

Peshorja
Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne çift gjërat do shkojnë me se miri. Disa te tjerë mund te debatojnë për disa gjera te lëna pezull prej kohesh. Beqaret jo vetëm qe do kenë fat ne dashuri por planetët do i mbrojnë nga zhgënjimet. Disa shpenzime te nevojshme dhe te papritura do ua tronditin pak planin financiar. Tregohuni
shume te kujdesshëm dhe te matur.

Akrepi
Gjate kësaj dite do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah dhe do përjetoni emocione pa fund. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën dhe mos harroni t’i shprehni sa te mundni ndjenjat dhe emocionet. Beqaret do ia kalojnë mire, por as sot nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Ne sektorin financiar nuk duhet te merrni
vendime te nxituara qe do iu sillnin probleme.

Shigjetari
Jeta juaj ne çift edhe pse do dominohet nga rutina, do jete ne ekuilibër. Nuk do keni debate apo probleme. Ka mundësi qe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te afrohen pranë atij qe duan. Beqaret nuk do interesohen shume për çështjet e zemrës dhe do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Merkuri do influencoje financat. Menaxhojeni me shume
kujdes buxhetin qe te mos keni surpriza.

Bricjapi
Atmosfera ne çift do jete elektrizuese sot. Nuk këshillohet te merrni vendime sepse do bënit gabime te pandreqshme. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime te cilat pas pak kohesh do marrin je kthese me serioze. Ka shume gjasa qe ata te krijojnë lidhje afatgjata. Ne planin financiar do iu ndihmojnë disa miq dhe do i zgjidhni problemet qe keni
pasur. Me ne fund.

Ujori
Për disa prej atyre qe janë ne një lidhje dita do jete e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni ne asnjë moment komunikimin me partnerin. Beqaret do jene te përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm qe do kenë takime interesante por mund te fillojnë edhe lidhje pasiononte. Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk është shume e
qëndrueshme qe ju te merrni vendime.

Peshqit
Lumtura do te mbizotërojë ne jetën e çifteve. Vazhdoni te tregoheni tolerante dhe te bëni disa lëshime te vogla dhe do e shihni qe ambienti do ngrohet me tepër. Beqaret do jene sharmante gjate kësaj dite dhe do bëjnë për vete cilindo qe iu pëlqen. Pritet edhe krijimi i ndonjë lidhjeje. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk
do te thotë qe iu te hidheni menjëherë ne detin e shpenzimeve.

Ngjarja paraprake

Përpara inaugurimit të zotit Biden, Koreja e Veriut nuk jep shenja testesh me raketa

Ngjarja e ardhëshme

Njoftime nga KEDS për punimet në rrjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian