Horoskopi 24 Qershor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Hëna e Plotë në shenjën e Bricjapit do të “lëkundë” themelet që keni ndërtuar deri më tani, në marrëdhëniet ndërpersonale, bashkëpunimet dhe familjen! Mos u rrëmbeni për shkak të pasigurisë, gabimeve të pakujdesshme, të cilat mund të ndikojnë në imazhin dhe statusin tuaj të mirë social!

Disa çështje që kanë të bëjnë me personin e zemrës, ndoshta do t’ju zhgënjejnë.

Gjithashtu, disa ngjarje në mjedisin tuaj profesional do t’ju shqetësojnë dhe do t’ju zhgënjejnë!

Demi

Disa rastësi do  të zvogëlojnë optimizmin tuaj dhe do t’ju detyrojnë të rishikoni disa çështje! Mos nxitoni kur ngisni makinën dhe organizohuni më mirë nëse planifikoni të udhëtoni!

Nevoja juaj për vëmendjen e pandarë të partnerit tuaj bëhet mani dhe ju çon në shpërthime dhe kërkesa irracionale, të cilat do të sjellin tensione në marrëdhënie!

Thuani jo shpenzimeve të panevojshme! Nga ana profesionale, mund të ketë disa keqkuptime!

Binjakët

Mund të zgjënjeheni pas disa zbulimeve, të cilat deri më tani nuk i dinit. Sidomos në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, duhet të jeni gati të shihni fytyrën e vërtetë të të tjerëve!

Mos shkaktoni grindje dhe tensione, për arsye xhelozie!

Ju mund të keni disa keqkuptime ose tensione me bashkëpunëtorët ose kolegët, për shkak të sjelljes tuaj! Financiarisht, gjërat janë mjaft të vështira, pasi keni lënë disa çështje në pritje dhe tani jeni nën presion!

Gaforrja

Është padyshim një ditë kritike për disa nga fushat e rëndësishme të jetës tuaj dhe për të gjitha marrëdhëniet tuaja ndërpersonale! Disa njerëz, përmes kontakteve dhe takimeve mund t’ju zhgënjejnë dhe irritojnë!

Mos u besoni të njohurve dhe flirteve të reja për shkak të entuziazmit të tepruar, sepse ndoshta do të zhgënjeheni!

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja përballen me keqkuptime dhe mosmarrëveshje, të cilat çojnë në shkëputje!

Luani

Dita e sotme ju detyron të maturoheni, në mënyrë që të mund të përballoni detyrimet e përditshmërisë , të cilat tani po rriten gjithnjë e më shumë! Edhe nëse ndiheni të lodhur, do të duhet të lëvizni me logjikë, praktikë, organizim, vetëm  kështu do të shpëtoni nga pasiguritë dhe stresi!

Me siguri do të keni tensione me partnerin tuaj sot, kryesisht për shkak të këmbënguljes suaj, për të analizuar çdo detaj.

Shumë probleme do të vijnë tani në fushën e punës, pasi jeni të prirur ndaj gabimeve dhe pakujdesisë!

Virgjëresha

Sot keni nevojë për vëmendje të veçantë. Duhet të prisni disa zhgënjime, për shkak të optimizmit tuaj të tepruar.

Duhet të kufizoni prirjen tuaj për rebelim dhe grindje në mënyrë që të mos prishni atmosferën e qetë të marrëdhënies tuaj dashurore! Nëse jeni i beqarë,  ulni standardet tuaja në njohje dhe flirtime të reja dhe thoni jo çdo sjellje sipërfaqësore dhe të papjekur!

Kushtojini vëmendje të madhe sot tendencës  tuaj për gabime dhe nervozizëm, në fushën profesionale! Do të keni disa kosto shtesë tani, por nëse mendoni me qetësi, do të gjeni zgjidhjet që dëshironi!

Peshorja

Cilado sfidë që do ju duhet të përballeni, përpiquni të qëndroni të ndjeshëm!

Mund t’ju tërheqin dashuritë e kaluara sot, për shkak të nostalgjisë dhe kujtimeve! Mendoni me maturi dhe veproni bazuar në logjikë drejt ish-partnerit tuaj, në mënyrë që të mos lëndoheni përsëri!

Në fushën e karrierës, patjetër duhet të shmangni gabimet, të cilat mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e punës suaj! Financiarisht, do të keni shpenzime të papritura familjare!

Akrepi

Hëna e Plotë ndikon kryesisht në marrëdhëniet dhe kontaktet tuaja shoqërore, por edhe në veprimet tuaja në përgjithësi.
Do të keni probleme dhe pengesa në komunikim.

Thuani jo fillimeve dhe marrëdhënieve të reja në dashuri, mos u besoni fjalëve të mëdha dhe mos u entuziazmoni shumë me njohje të reja, pa marrë parasysh se sa simpatik mund të duken!

Në fushën e karrierës, thuani  jo thashethemeve dhe sekreteve!

Shigjetari

Hëna e Plotë , zgjon disa pasiguri në lidhje me vlerat tuaja dhe kjo mund t’ju shtyjë drejt një sjelljeje tepër kërkuese ndaj personave që ju rrethojnë.

Disa situata do të lëkundin besimin që keni në partnerin tuaj dhe kështu, do të jeni të detyruar të rishikoni disa gjëra dhe situata mes jush!

Financiarisht, dita do të ketë shumë vështirësi dhe do të stresoheni! Nga ana profesionale, patjetër që duhet të jeni aktiv.

Briciapi

Detyroheni  të kuptoni përmes fakteve se duhet të rishikoni menjëherë të gjitha të dhënat tuaja aktuale.
Duhet të pranoni ndryshimet dhe zhvillimet e mundshme, që vijnë tani në çdo fushë të jetës suaj!

Shumë nga shpresat tuaja për personin që ju intereson do të shuhen, pasi ky person do t’ju zhgënjejë për shkak të gënjeshtrave ose të sjelljes jo të mirë ndaj jush.

Në sektorin profesional, por edhe në atë financiar, disa zhvillime dhe ndryshime të pashmangshme do t’ju stresojnë!

Ujori

Sigurohuni t’i  mbani mirë sekretet tuaja, pasi tani jeni në rrezikoni të zbuloheni.

Do të ishte mirë sot, të shmangni marrëdhëniet marrëdhëniet sekrete  dashurore, pasi ka shumë mundësi që të zbuloheni!

Disa nga gabimet tuaja të vjetra profesionale dhe financiare tani po kthehen dhe do të tregojnë pasojat e tyre negative!

Peshqit

Sot përqendroni interesin te marrëdhëniet tuaja miqësore dhe shoqërore!
Jepini përparësi miqësive tuaja, por pa qenë  kërkues dhe nervozë ndaj miqve tuaj, sepse do të shkaktoni keqkuptime dhe tensione!

Nga ana profesionale, do të keni mosmarrëveshje dhe tensione me kolegët .

Ngjarja paraprake

Biden zotohet të zvogëlojë dhunën me armë

Ngjarja e ardhëshme

Drejtori i Neurokirurgjisë dërgohet në Komision Disiplinor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian