Hong Kong, një pergamenë e ilustruar 700-vjeçare shitet për 41.8 milionë dollarë

Në një ankand në Hong Kong një pergamenë 700-vjeçare është shitur për 41.8 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pergamena e ilustruar “Pesë Princër të dehur që kthehen me kalë” që mendohet se është e periudhës së Dinastisë Yuan, u nxorr në shitje nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Një blerës anonim ka blerë pergamenën 700-vjeçare për 41.8 milionë dollarë.

Theksohet se pergamena përshkruan princët që kanë hipur në kalë bashkë me katër shoqërues ndërsa njëri prej princërve është perandori Xuanzong, perandori që ka qenë më së shumti në detyrë i Dinastisë Tang.

Pergamena e gjatë 2 metra pritej të blihet për më së shumti 15 milionë dollarë.



. .

Ngjarja paraprake

Erdoğan: COVID-19 është një ndër krizat më të mëdha të shekullit të kaluar

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria pranon të angazhohet në kërkesën e banorëve të Malishevës që shërbimet administrative t’i marrin në Prizren

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian