Hollywood-i në zi, shuhet në moshën 80-vjeçare aktorja e njohur

Jessica Walter, aktorja fituese e shumë çmimeve, karriera e së cilës zgjati pesë dekada, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare në New York. Shkaku i vdekjes nuk bëhet me dije, por sipas Deadline, ajo ndërroi jetë në gjumë. Lajmin e trishtë e konfirmoi vajza e së ndjerës, Brooke Bowman.

“Me zemër të thyer konfirmoj vdekjen e mamasë time të dashur Jessica.“, u shpreh ajo për Deadline.

Walter e filloi karrierën saj në qytetin e saj të lindjes në New York City ku u shfaq në prodhime të shumta, duke përfshirë Advise and Consent, Neil Simon’s Rumors, A Severed Head, Night Night and Photo Finish.

Walter fitoi një Emmy në vitin 1975 për rolin kryesor në serialin NBC “Amy Prentiss”, një dramë mbi një detektiv të ri të policisë së San Franciskos. Paraqitjet më të fundit të saj në ekranin e madh përfshinin komeditë “The Mimic dhe Undercover Grandpa”. Ajo gjithashtu u bë pjesë në serinë e animuar Harley Quinn.

Ngjarja paraprake

Majlinda Kelmendi tërhiqet nga kandidatura për Bordin Ekzekutiv të KOK-ut, kjo është arsyeja

Ngjarja e ardhëshme

Mjeku: Jemi afër imunizimit nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian