Holandë, shpërthim pranë qendrës së testeve COVID-19

Policia holandeze ka njoftuar se në veri të vendit një shpërthim ka dëmtuar dritaret e një qendre testimi të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se qendra e testeve në qytetin Bovenkarspel nuk ishte e hapur në kohën e shpërthimit, duke shtuar se shpërthimi ndodhi në orën 6:55 të mëngjesit.

Në pikëpamjen e dyshimeve se shpërthimi ishte një sulm me bombë që shënjestroi qendrën, policia bllokoi rrugën për të kërkuar eksplozivë të tjerë të mundshëm në zonë.

Në muajin janar, protestuesit që kundërshtonin bllokimin e qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, i vunë flakën një qendre testimi COVID-19 në qytetin verior Urk.



. .

Ngjarja paraprake

Këta janë lojtarët e ftuar nga Koeman për ndeshjen me Sevillën

Ngjarja e ardhëshme

Versioni i ri i autoblindës turke "Cobra II" gati për detyrat më sfiduese ushtarake

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian