Holanda zgjat shtetrrethimin antiCOVID-19

Qeveria holandeze njoftoi sot në mbrëmje një zgjatje deri më 15 mars të shtetrrethimit aktual në vend, një masë që synon luftimin e përhapjes së COVID-19.

“Qeveria do të njoftojë më 8 mars nëse ora e ndalimit do të zgjatet sërish përtej mëngjesit të 15 marsit, që korrespondon me ditën e parë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha kryeministri Mark Rutte në një konferencë shtypi.

Në fuqi nga ora 21:00 deri në 04:30, shtetrrethimi, i pari në Holandë që nga Lufta e Dytë Botërore, u zgjat për herë të parë deri më 2 mars, raporton ATSh.

“Tani për tani, ne jemi akoma në një fazë tepër të vështirë”, shtoi Rutte, duke shtuar se një valë e tretë, sipas ekspertëve, është e pashmangshme.

Sidoqoftë, qeveria ka njoftuar një lehtësim të vogël të masave të caktuara në vend, përfshirë rihapjen e parukerive.

Mbyllja e bareve, kafeneve dhe restoranteve mbetet në fuqi.

Të ashtuquajturat dyqane jothelbësore, gjithashtu të mbyllura, tani do të mund të hapen me një numër të kufizuar klientësh.

Ngjarja paraprake

Dua Lipa sjell fotografi të tjera me flokë të shkurtra, kujton fotosesionin për “British Vogue”

Ngjarja e ardhëshme

Skandali në “Fiks Fare”/ Punonjësi i Konsullatës rrahë qytetarët: Do t’ju thyej brinjët, legenë, dilni jashtë!

të fundit nga