Kombëtarja e Holandës, kampionja e Evropës, po tregojnë fuqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ato avancojnë me rezultat 3:0 kundër Kosovës, në takimin e xhiros së nëntë të Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Në minutën e 11-të, Danielle van de Donk shënon për 0:1, ndërsa në atë të 31-tën Katja Snoeijs shton epërsinë në 0:2.
Pas tre minutave, Holanda sërish shënon falë futbollistes Lieke Martens.