Holanda ofron peshk të marinuar falas për këtë arsyje

Në nismën e fundit të nxitjes së vaksinimeve, Holanda po ofron falas delikatesen vendase te peshkut të gjallë turshi për të gjithë ata që marrin injeksionin kundër Covid.

Zhvillimi vjen pasi dhe vende të tjera kanë ofruar stimuj për rritjen e numrit të të vaksinuarve, teksa Rusia raportohet se ka ofruar makina ndërsa shteti i Uashington në SHBA ka ofruar cigare marihuane.

Oferta holandeze e peshkut harrengë të stazhionuar në uthull, i quajtur ndryshe ‘Hollandse nieuwe’ – është një delikatesë tradicionale që konsumohet nga miliona vendas.

Arkat me peshkun e gjallë të përgatitur po shpërndaheshin në të gjitha qendrat e vaksinimit, si inkurajim që njerëzit të injektohen.

“Një peshk për çdo injeksion? Kësaj nuk i reziston askush”, tha Agnes Leewis, drejtoresha e marketingut të peshkut në vend.

Lajmi vjen megjithëse në Holandë  nuk raportohet një masë e madhe hezitimi për vaksinën, por përsëri autoritetet thonë se çdo inkurajim është i mirëpritur.

Hapja e sezonit të peshkut të marinuar ‘Hollandse nieuwe’ më 15 qershor hapet me celebrime dhe ceremoni me flamurë kombëtarë.

Fuçia e parë e sezonit me harrengat e stazhionuara nxirret tradicionalisht në ankand per bamiresi, siç ndodhi sivjet, në ndryshim nga viti i kaluar kur eventi u pezullua nga kufizimet e pandemisë.

Peshku në fjalë pastrohet nga të brendshmet, marinohet dhe konsumohet i gjallë ose në bukë.

Ndërkohë në Moskë, kryebashkiaku Sergei Sobyanin u premtonte të gjithë atyre që merrnin vaksinën nga 14 qershori deri në 11 korrik, do të përfshiheshin në shortin e një nga pesë makinave me vlerë $10,000.

Ohio në SHBA u ofronte të vaksinuarve një shans për pesë bursa studimi në universitetet e shtetit, ndërsa në Kaliforni ata q vaksinoheshin merrnin pjesë në shorteun e lotarisë  $116.5milionë.

Javën e kaluar shteti amerikan i Uashington nisi të ofronte cigare me marihuana të rriturve që merrnin vaksinën.

Ngjarja paraprake

Arsyeja që femrave u pëlqejnë më shumë meshkujt e pakënaqur sesa ata të buzëqeshurit

Ngjarja e ardhëshme

Barça dhe United planifikojnë shkëmbinin e “rrezikshëm”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian