Holanda e pret përsëri krahëhapur

Ronald Kuman vendosi të braktiste përfaqësuesen e Holandës për t’iu bashkuar Barcelonës. Por tashmë ish-tekniku i katalanasve shihet përsëri nga të gjithë si një kandidaturë shumë e fortë për t’u ulur në stolin e saj pasi të largohet Luis Van Gal.

Një prej “sponsorëve” të tij është edhe Virxhil Van Dajk, i cili ka pranuar se me Kuman në krye, Holanda do të ishte në duar të sigurta.

“Mendoj se Ronald është argëtuar shumë në drejtimin e përfaqësueses. Nëse mendojmë për një emër pas Van Gal, atëherë me siguri ai është një kandidat shumë i mirë dhe në majë të listës.

Kuman kishte shumë rëndësi në karrierën time. Kam punuar shumë mirë me të. Nëse do të ishte përsëri kështu në të ardhmen, do të isha shumë i lumtur, edhe pse në fakt nuk kam asnjë ndikim në vendime të këtij lloji”, tha mbrojtësi i Holandës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Do të mbushë qiellin, Turqia nxjerr aeroplanin e ri luftarak

Story i radhës

Ukrainasit e çaktivizojnë bombën ruse që nuk shpërtheu, publikojnë edhe pamjet

Të fundit nga