Hoffman shprehet i lumtur me debutimin te Llapi

Steven Hoffman ka bërë një debutim mjaft të mirë me skuadrën e Llapit.

Portieri gjerman ka mbajtur portën e paprekur në ndeshjen e tij të parë me Llapin, duke pritur madje edhe një penallti.

Hoffman ka thënë se ishte ndjenjë shumë e mirë për të sot, si dhe është shprehur i lumtur me tri pikët.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë ndjenjën që pata sot. Tri pikët të shkëlqyera për skuadrën time dhe treguam shpirt luftarak  secili nga ne”, ka thënë Hoffman.

“Një penallti e pritur në debutimin tim për të mbajtur portën e paprekur. Faleminderit të gjithëve që më shtynë të kthehem dhe që më motivuan. Ju dua djema”, ishin fjalët e gardianit të Llapit.

Hoffman u transferua këtë edicion te skuadra e Llapit dhe sot regjistroi debutimin. Nëse vazhdon si me paraqitjen e parë, ai do të jetë padyshim në mesin e më të mirëve në Superligën e Kosovës.

Ngjarja paraprake

LSDM nesër do të mbajë Kongres dixhital

Ngjarja e ardhëshme

Grenell në kampin e serbëve në Amerikë kërkon votë për Donald Trump

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian