H&M gjobitet më 35,3 milionë euro në Gjermani për monitorim të jetës private të punonjësve

Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave në Gjermani vendosi një gjobë administrative prej 35,3 milionë eurosh për kompaninë suedeze të veshjeve me pakicë Hennes & Mauritz (H&M), pasi u zbulua se disa nga punonjësve të saj në Gjermani po u monitorohej jeta e tyre private, transmeton Anadolu Agency (AA).

Johannes Caspar, Shefi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale për shtetin e Hamburgut, tha në një deklaratë se drejtuesit e kompanisë në një qendër të shërbimeve të klientit në Nuremberg u gjobitën me 35,3 milionë euro pasi u zbulua se nga punonjësit kishin mbledhur informacione private, përfshirë “çështjet familjare dhe besimet e tyre fetare”.

Caspar vuri në dukje se marrja e detajeve në lidhje me jetën private të punonjësve dhe mbajtja e tyre është “shkelje e të drejtave të punonjësve”.

Nga ana tjetër, H&M u ka kërkuar falje punonjësve, duke deklaruar se praktikat e mbledhjes së të dhënave në Nuremberg nuk janë në rregulloret e kompanisë.Kompania njoftoi se ndëshkimi i vendosur nga Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave do të shqyrtohet.



. .

Ngjarja paraprake

I thotë hapur se në 25 prill do të humbasë zgjedhjet, kryeministri Rama i jep përgjigjen e fortë qytetarit

Ngjarja e ardhëshme

Grubi vizitoi kompaninë Bako Nuts: Fondet e programit IPARD2, ndihmë për bizneset vendore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian