Historiani izraelit: Hamasi u paraqit keq në masmedia

Grupi palestinez i rezistencës Hamas po paraqitet keq në mediat kryesore, deklaroi dje historiani izraelit, Ilan Pappe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pappe i bëri komentet në një seminar online mbi politikën e jashtme të Hamasit organizuar nga Fondacioni Kordoba me qendër në Britani të Madhe me pjesëmarrjen e intelektualëve të shquar nga Britania, Turqia dhe Afrika e Jugut në të cilin u lansua një libër i ri me titull “Angazhimi i Botës: Politikbërja e Jashtme e Hamasit”, botuar nga ‘Think-tank’ i Afrikës së Jugut Qendra Afro-Lindje e Mesme.

Pappe tha se libri është një përpjekje për të hedhur poshtë keqkuptimet rreth Hamasit dhe luftës palestineze të përhapur nga masmediat në botë.

Në hyrjen e librit të tij, Daud Abdullah tha se Hamasi kaloi nëpër faza të ndryshme që nga themelimi në vitin 1987 dhe bëri përpjekje për të mbrojtur luftën palestineze dhe u mor në bazë të realitetit duke vendosur marrëdhënie me vendet që ishin armiqësore ndaj shkollës së Vëllazërisë Muslimane, e njëjta shkollë mendimi për Hamasin, të tilla si Libia dhe Siria.

Abdullah tha se Hamasi hartoi politikën e tij të jashtme për të adresuar tri sfera: sferën arabe, sferën e muslimanëve botërorë dhe sfera e tretë më e gjerë që i drejtohet bashkësisë ndërkombëtare. Ajo arriti pasi fitoi një shumicë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 duke vendosur marrëdhënie dhe kontakte me vendet, përfshirë Rusinë, Zvicrën, Kinën, Afrikën e Jugut dhe Malajzinë.

Duke komentuar mbi politikën e jashtme të Hamasit, Clare Short, ish-Sekretari i Shtetit të Britanisë për Zhvillimin Ndërkombëtar, tha se akuza e terrorizmit kundër Hamasit ishte e ngjashme me akuzën kundër ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela ndërsa një akuzë e tillë do të marrë fund në një fazë të caktuar.

Short, i cili vizitoi Gazën dhe u takua me udhëheqësit e Hamasit pas luftës në Gaza në vitin 2008, shtoi se bota kishte gabuar duke mos u angazhuar me Hamasin, pasi ai është përfaqësues legjitim i popullit palestinez bazuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006.

Lëvizja Hamas është grupi kryesor rival i partisë Fatah të presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare palestineze në 2006. Që atëherë, situata midis dy rivalëve është përshkallëzuar dhe çoi në ndarje, me ç’rast Gaza mbeti nën kontrollin e Hamasit ndërsa Bregu Perëndimor nën sundimin e Fatahut.



. .

Ngjarja paraprake

Iniesta tregon çka e dallon Pedrin prej futbollistëve të tjerë

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet një anëtar i DEASH-it që eksploronte një zonë ushtarake në Stamboll

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian