Historia e vajzës që u kap mat me të dashurin “bashkon” mazhorancën dhe opozitën – ja thirrja që kanë

Mazhoranca dhe opozita janë bërë bashkë për rastin e vajzës nga Librazhdi, e cila u kap “mat” me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra.

Deputetja e PD, Flutura Açka u shpreh shumë e shqetësuar për rastin, duke kërkuar nga AMA që të reagojë më shpejt sesa keqbërësit. Ajo tha se ishte e tronditur për rastin e dhunës që iu bë të resë, ndërsa deklaroi se e ka përjetuar shumë keq.

I të njëjtin mendim ishte edhe deputeti i PS, Petro Koçi, i cili theksoi se është e paimagjinueshme që të ndodhin situata të tilla në një shoqëri të civilizuar.

Mazhoranca dhe opozita ranë dakord që të zhvillojnë një takim me AMA për të kërkuar reagim më të shpejtë në raste të tilla.

Diskutimet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Açka: Ajo ngjarja me atë vajzën e Librazhdit më ka tronditur shumë dhe them që është e nevojshme një seancë dëgjimore me AMA-n apo për çfarë kanë ato nevojë për nesh sepse ekzekutimi, akti ishte me vonesë. Gjerat ndodhën ligjet duhet të veprojë dhe AMA duhet të veprojë shumë më shpejt sesa veprojnë keqbërësit. Janë me mijëra vajza që kanë nevojë për mbështetjen tonë. Unë për vetën time e kam përjetuar kaq, disa ditë nuk kam qenë mirë. Për mua ka qenë në kufijtë e mesjetës.

Koçi: Bashkohem me shqetësimin e kryetares. Ka qenë një shqetësim që e kemi ndjerë të gjithë dhe transmetimi në portale dhe media ka qenë e rëndë. Nuk hyjmë në çështjet private, por ajo që ka ndodhur ka qenë një linçim publik, i një shtetaseje që ka të drejtat e veta, madje ka të drejtat e veta edhe të gabojë. Ka qenë një barbarizëm dhe një kthim prapa që nuk ka lidhje me civilizimin e sotëm. Unë do propozoja që një grup nga ne të bëjmë një takim me drejtoreshën e AMA pa bërë një dëgjesë publike, sepse nuk dua që ta ngacmojmë më tej. Jam dakord, reagimi duhet të jetë më i shpejtë. Kështu që unë mendoj që ne që drejtojmë komisionin, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca të bëjmë një takim me AMA dhe ketë ta bëjmë publike si takim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Narcizmi: shkaqet, simptomat dhe dëmet

Story i radhës

(VIDEO) Tarifa e lirë e energjisë mbetet sërish e lirë

Të fundit nga