Historia e regjisorit që nuk u pranua në konkursin e aktrimit, por që hapi një mori biznesesh

Historia e një njeriu që në të ndërruar të dy sistemeve diti të përshtatet. Nuk u pranua në konkursin për aktor, studioi për inxhinieri, hapi studion e tij filmike e një varg biznesesh të tjera si restorante, servise televizori etj.

Regjisori Ilir Harxhi ka lindur në 18 Qershor 1960 në Tiranë. Është diplomuar si inxhinier elektronik në 1992 në Tiranë.

Duke qenë se e ëma punonte në Kinostudio, ai është rritur duke ushqyer një lidhje të fortë për artin, filmin dhe kinostudion, pasi aty ka kaluar fëmijërinë dhe pubertetin. Një dashuri që nuk iu shua kurrë.

Megjithatë, fundi i viteve ’90, e gjeti të realizuar në biznes, ku ai kishte investuar dhe kishte arritur sukses.

Për të rrëfyer historinë e jetës së tij ai ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan me moderatoren Mirela Milori.

Ilir Harxhi: Unë u rrita në Kinostudio dhe nofka ime ishte “djali i Kinostudios”, nga këta të vjetrit që tashmë pjesa më e madhe e tyre janë yje në qiell, ma kujtonin që ne të kemi thirrur djali i Kinostudios se ishe i vetmi fëmijë që vije vërdallë në çdo lloj sektori të filmit sepse filmi ka shumë komponente, është art kompleks. Duke qenë pranë sallave të montazhit, duke qenë pranë dekorit ose arkitektuara e skenës, pranë regjisë e të gjitha këto bënë që të gjitha ato vite, mua të mos më shkonin kot.

Konkurova për aktor sepse ishte  e vetmja shkollë që mund të përafrohej drejt regjisë. Konkurova për aktor por nuk fitova, dëshpërimi im ishte i thellë, u duk sikur jeta ime u mbyll në ato momente, por e gjitha kjo solli një lloj kompesimi që unë do bëhem dikush.

Studiova për inxhinieri elektronike industriale. Por pas gjimnazit ndryshe nga moshatarët e mi bëra dhe një shkollë tjetër të mesme për elektronikë. Fillova ta dashuroja shumë thellë këtë profesion dhe rezultati i saj  qe që erdhi jeta e dytë e imja që ishte edukimi në drejtimin e elektronikës dhe inxhinierisë.

Mirela Milori: Ju ka shërbyer ku profesion në jetë?

Ilir Harxhi: Më ka shërbyer, më ka dhënë një lloj formimi të përgjithshëm gati gati Universal. Në atë lloj drejtimi që mora unë, pothuajse i preka të gjitha fushat e jetës, të paktën teorikisht. Pas viteve ’90 ato më hynë shumë në punë sepse unë hyra në ndërtim, në biznes, krijova kompaninë time filmike. Deri në vitet ’90 punova si riparues televizorësh dhe pajisjesh elektrike, ishte profesion king në atë kohë.

Mirela Milori: Në vitet ’90 ju merreni me biznes, fillon një fazë e re e jetës suaj.

Ilir Harxhi: Në fund të ’90-ës filloi era e ndryshimeve, kjo solli nevojën për të qenë pioner. Jam ndër 100 bizneset e para që janë hapur në Shqipëri në fund të ’90-ës. E vetmja gjë që dija të bëja më mirë dhe kisha pavarsinë për të mos patur tutor dhe të kërkoja ndihmë, ishte përgatitja shumë e lartë që kisha fituar teorike dhe praktike në riparimin e pajisjeve elektronike dhe hapa servis për pajisje elektronike.

Mirëpo kur kam lexuar në disa nivele psikologjinë, kuptova që unë isha puro sanguin, kisha mbi 50% të temperamentit tim sanguin sepse kërkoja gjithmonë ndryshime situatash, ndryshime ambientesh, edukimi dhe më ndodhi që në atë kohë që ishte kohë që të ofronte shumë mundësi, krahas asaj hapa një mini-market.

Atje funksiononte shumë mirë, por bëra një gabim, punësova njerëzit jo të duhur. Pastaj hapa një restorant dhe fillova dalëngadalë të dilja nga vetja. Sepse të qenurit me servis për riparim të pajisjeve elektronike ishte që t’i shfrytëzoje vetëveten. Puna ishte që të shfrytëzoje të tjetër. Hapa restorantin, pastaj hapa një kompani ndërtimi, u fokusova më shumë në veshjen e pallateve me dritare, dyer, grilla etj. Mora teknologjinë më të avancuar për prodhimin e dyer dhe dritareve dhe fillova të merresha me kompanitë e madha si nënkontraktor për t’i veshur.

Ngjarja paraprake

Ndërron jetë ish-kryeministri i Turqisë

Ngjarja e ardhëshme

Kosova paralajmëron masa të reja kundër pandemisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian