Kanë kujtime të hidhura.
Kjo pasi kombëtarja e Turqisë në takimin e fundit me Holandën, pësoi humbje me rezultat të thellë 6-1, në të cilën Memphis Depay realizoi hat-trick.
Megjithatë kjo sfidë e cila u zhvillua në shtator të vitit 2021 ishte në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, dhe hesapi tani ka ndryshuar, pasi këto dy skuadra do të ballafaqohen këtë herë në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Në takimet e ndërsjella, “Tulipanët” janë për një nuancë më të mirë, duke triumfuar në gjashtë takime, duke barazuar katër herë, dhe pësuar humbje në katër sosh.
Ndërkohë holandezët do të jenë në çerekfinalen e parë që nga viti 2008, e ku do të synojnë që të përsërisin suksesin e vitit 1988, ku u kurorëzuan me titullin e parë të kampionit në kontinentin e vjetër të Evropës.
E, Turqia që shtrihet në tri kontinente, nuk e ka shijuar ende titullin e këtij kompeticioni, teksa ka arritur deri në gjysmëfinale në vitin 2008, ku ishin eliminuar nga Gjermania me rezultat të ngushtë 3-2.
Ndryshe, sfida në mes Holandës dhe Turqisë luhet të shtunën në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00.
Burimi: botasot.info