Historia e dhimbshme e nënës dhe vajzës që humbën këmbët

Një spital në Lviv ka ndarë historinë e një vajze 11-vjeçare dhe nënës së saj, të cilat thotë se të dyja humbën këmbët në një sulm me raketë në stacionin hekurudhor Kramatorsk në prill, raporton BBC, përcjell Sky News.

Ndërsa prisnin trenin e tyre, të dyja shkuan për të marrë nga një çaj, ndërsa vëllai binjak i Yana-s, Yaroslav, shikonte bagazhin e tyre, sipas një postimi në Facebook nga Spitali i Fëmijëve Shën Nikolla i Shoqatës së Parë Mjekësore të Lviv.

Natalia ende nuk mund t’ia falë vetes që shkuan për të marrë çaj, thuhet në postim.

Në një intervistë me organizatën United for Ukraine, Natalia thotë se nuk e mban mend zhurmën e shpërthimit, por kujton se me të hapur sytë ka parë gjithçka të mbuluar me gjak dhe njerëz të shtrirë kudo.

Natalia kishte humbur njërën këmbë; Yana i kishte humbur të dyja.

Spitali thotë se është duke u kujdesur për to prej disa javësh dhe ato përfundimisht do të shkojnë në SHBA për trajtim të mëtejshëm.

Ajo thotë se Yaroslav ka ndihmuar që të kujdesen për to, duke thirrur infermieret kur ato nevojiten dhe duke shkuar u qëndruar pranë për çdo gjë që kanë nevojë.

Sulmi vrau 50 persona. Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmin. Një hetim i BBC gjeti prova të qarta se ishte përdorur një bombë thërrmuese.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 13 maj

Story i radhës

LIVE: Rusia vjen me një paralajmërim të radhës/ OKB thirrje për Putinin – ja çfarë i kërkon

Të fundit nga