hiqet kaliqi vendoset millanoviqi asnje shqiptar ne bordin mbikeqyres te m nav 671d57eea46c5

Hiqet Kaliqi, vendoset Millanoviqi, asnjë shqiptar në Bordin Mbikëqyrës të M-NAV

October 26, 2024
min lexim

Shkup, 26 tetor – Vendimet e fundit të Qeverisë për emërimet e reja në M-NAV, e kanë lënë Bordin Mbikëqyrës të kësaj kompanie pa asnjë shqiptar, ndërsa në Bordin Drejtues është vetëm një.

Bordi Mbikëqyrës është më i larti në këtë institucion. Mbikëqyrë edhe Bordin Drejtues. Anëtari i vetëm shqiptar që ishte në Bordin Mbikëqyrës, Edmond Kaliqi u shkarkua dhe në vend të tij u vendos Millorad Millanoviq.

“Deri më 1 tetor 2024 në Këshillin Drejtues kemi pasur 2 shqiptarë dhe 1 maqedonas, ndërsa në Bordin mbikëqyrës kemi pasur 1 shqiptarë dhe 2 maqedonas. Tani proporcioni në Këshillin mbikëqyrës janë 3 maqedonas, ndërsa në këshillin drejtues 2 maqedonas dhe 1 shqiptar”, tha Edmond Kaliqi.

Përveç se Bordi mbikëqyrës mbeti pa asnjë shqiptar, Kaliqi thotë po ashtu se shkarkimi i tij nga Qeveria është joligjor, për shkak se ai ka mandat katërvjeçar, i cili ende nuk i ka përfunduar sepse ai detyrën e ka marrë në dhjetor 2023.

“Më 1 tetor 2024 u soll vendim nga kjo qeveri tani, që unë që e kryeja detyrën si anëtar i Bordit mbikëqyrës prej dhjetorit 2023 të shlyhet emri im dhe në mënyrë të paligjshme, edhe pse unë kam mandat katëvjeçar, sepse unë në këtë pozitë s’jam propozuar nga qeveria por nga sindikatat e kompanisë, unë isha i vetmi që në atë kohë i plotësoja kushtet, ku kandidova, u pranua kandidimi dhe më emëruan”, deklaroi Kaliqi.

Ky skenar Kaliqi thotë se i ka ndodhur edhe në vitin 2017-të, nga po i njëjti person, Millorad Millanoviq.

TV21 pyeti në Qeveri për vendimin e këtillë, por përgjigje nuk morëm.

Përndryshe ditë më parë nga M-NAV njoftuan se Bordi Mbikëqyrës i M-NAV, pra bordi nga i cili është shkarkuar Kaliqi, ka zgjedhur Bordin drejtues me anëtarë Vlladimir Risteskin, Kliment Çepunjoskin dhe Buran Alitin. Vlladimir Risteski u zgjodh edhe kryetar i Bordit Drejtues dhe Drejtor ekzekutiv të Sektorit të Navigacionit të Aviacionit në M-NAV, me mandat 4 vjeçar. Në njoftim shkruhej se Bordi i ri drejtues do të punojë për rritjen e efikasitetit dhe performancës së Kompanisë dhe zbatimin e projekteve strategjike të vonuara. Prioritet, siç shkruhet, është zbatimi i komunikacionit ajror të sigurt dhe të rregullt, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të aviacionit, praktikat e rekomanduara dhe procedurat e shërbimit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

lewandowski shenon dy gola te shpejte ne el clasico 671d55ba7f862
Story i mëparshëm

Lewandowski shënon dy gola të shpejtë në “El Clasico

fatos nano i denuar politik rama nga new yorku urdhri u dha nga partia ne pushtet gjate demokracise femijerore shqiptare 671d607f3efd4
Story i radhës

“Fatos Nano, i dënuar politik”, Rama nga New Yorku: Urdhri u dha nga partia në pushtet gjatë demokracisë fëmijërore shqiptare

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë