Higuain: Kam kujtime të bukura nga Champions-i

Gonzalo Higuain rikthehet të flasë para kamerave, jo në Europë pasi aventura e tij në kontinentin e vjetër dhe futbollin e madh është arkivuar, dhe kjo i ka bërë mirë sulmuesit që u transferua në MLS, te Inter Miami, siç rrëfen vetë argjentinasi në një intervistë ku flet për hapin që ndërmori në karrierën e tij.

“Kam qenë gjithmonë kurioz në lidhje me Major League Soccer, pasi e kisha parë gjithmonë me vëmendje duke qenë se luante vëllai im dhe lojtarë të tjerë. Por unë doja të vija këtu me synimin për të qenë sërish i lumtur me futbollin dhe besoj se Inter Miami më dha gjithçka që kisha nevojë. Transferimi këtu, në këtë kampionat, më dha sërish ndjesinë që kisha kur isha fëmijë dhe argëtohesha duke luajtur, ndërsa kur isha në Europë, nuk e kisha më për shumë arsye. Besoj se nga ana mediatike Europa ishte më shumë se ç’duhet. Duhej të provoja diçka ndeshje pas ndeshje dhe është kjo që kam bërë gjatë gjithë karrierës. Aty nuk të japin kohë të shijosh me të vërtetë faktin që po luan futboll”, u shpreh sulmuesi argjentinas.

Ndërkohë Higuan nuk e fsheh edhe faktin se futbolli europian dhe në veçanti kompeticioni Champions League, i kanë dhuruar shumë kënaqësi, edhe pse nuk ja ka dalë ta fitojë asnjëherë.

“Kam shumë kujtime të bukura nga Champions League, si ndeshja kundër Tottenham me Juventusin në “Wembley” apo kur pothuajse eliminuam Realin e Madridit kur po fitonim 3-0 në shtëpinë e tyre në një ndeshje që e shijuam deri në atë moment. Por edhe ndeshja me Napolin kundër Borusias së Dortmundit. Kam kujtime të bukura nga Champions, të paktën ia dola të luaja një finale, edhe pse nuk shkoi mirë për ne. Por edhe kujtimi se kam mundur të jetoj vigjiljet dhe adrenalinën e ndeshjeve është gjithsesi diçka e bukur”, tha Higuain.

Ngjarja paraprake

10 përfitimet më të mëdha nga leximi i përditshëm

Ngjarja e ardhëshme

Firefox 82 mund të jetë versioni më i rëndësishëm i 2020

të fundit nga