Hezbollahu vazhdon trajnimin e armatosur për kriminelët e luftës Shabiha në Siri

Hezbollahu me bazë në Liban siguroi trajnim për armët me rreze të gjatë dhe anti-ajror për 220 mbështetës të regjimit të Bashar al-Asadit nga milicët “Shabiha” në Qamishli të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të marra nga burimet lokale nga AA bëhet e ditur se kampi trajnues nën udhëheqjen e personave me emrat e koduar Al-Haj Mahdi dhe Al-Haj Saleh të angazhuar nga organizata Hezbollah zgjati 3 javë.

Trajnimi i mbështetësve të Bashar al-Asadit të njohur për shkelje të të drejtave të popullit sirian, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të quajtur “Shabiha”, u zhvillua nën mbikëqyrjen e deputetit sirian dhe administratorit të milicisë Hasan Selumi.

Në trajnimin e mbajtur në shkollën Fida Al-Awail në Qamishli, 220 milicë të lidhur me regjimin u trajnuan në përdorimin e armëve anti-ajrore si dhe armëve me distancë të gjatë.

Në ceremoninë e diplomimit të mbajtur në Qamishli pas trajnimit morën pjesë administratorët e Hezbollahut dhe disa zyrtarë të regjimit të Asadit.

Organizata me bazë në Liban, Hezbollah në dhjetor 2020 ofroi trajnim të ngjashëm për 300 milicë nga “Shabiha” në Qamishli.

Hezbollah i cili vazhdon me kampet trajnuese në Siri, ka qenë i njohur për mbështetjen e tij ndaj regjimit të Asadit që nga fillimi i luftës civile në Siri.

Rreth 300 milicë të tjerë të lidhur me regjimin e Asadit pritet të marrin pjesë në trajnimet e ardhshme.

Shumë trupa të Hezbollahut janë duke marrë pjesë në luftën civile siriane duke luftuar së bashku me regjimin e Asadit dhe milicitë e tij.

Regjimi i Asadit shtypi demonstratat publike duke përdorur dhunë përmes milicisë mercenare “Shabiha” për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe të cilët janë të njohur për krime lufte në Siri.

Krimet e kryera nga “Shabiha” ndaj njerëzimit janë pasqyruar edhe në raportet e Kombeve të Bashkuara.



. .

Ngjarja paraprake

Zyrtare: Lewandowski mungon ndaj Anglisë

Ngjarja e ardhëshme

Lil Nas X dizajnon modelin e atleteve që përmbajnë gjak njeriu “Satan Shoes”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian