Hezbollah dhe Amal kundërshtojnë delegacionin e Libanit në bisedimet me Izraelin

Grupet libaneze Hezbollah dhe Amal kanë refuzuar përbërjen e delegacionit të angazhuar të Libanit për të negociuar me Izraelin për përcaktimin e kufirit detar midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët, dy grupet libaneze thanë se përfshirja e figurave civile në ekipin libanez bie ndesh me marrëveshjen kornizë të vitit 1996, e cila lejon vetëm oficerët ushtarakë të marrin pjesë në takimet periodike mbi demarkacionin e kufirit.

Ata apeluan për një reformë të menjëhershme të ekipit negociator libanez, duke theksuar se përbërja aktuale “dëmton qëndrimin e Libanit dhe interesat supreme, shkel të gjitha fuqitë e kombit, i jep një goditje të madhe rolit, rezistencës dhe pozitës arabe si dhe paraqet një dorëzim ndaj logjikës së Izraelit e cila synon arritjen e çfarëdo forme të normalizimit”.

Të hënën, qeveria libaneze shprehu kundërshtimin e saj ndaj mekanizmit të presidencës për emërimin e ekipit negociator me katër anëtarë.

Sot në selinë e Forcës së Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) në qytetin jugor Naqoura filluan negociatat për të përcaktuar kufirin e detar midis Libanit dhe Izraelit.

Libani është bllokuar në një mosmarrëveshje me Izraelin mbi një zonë në Detin Mesdhe që përfshin rreth 860 kilometra katrorë, e njohur si Zona Nr. 9, e cila është e pasur me naftë dhe gaz.

Në vitin 2016, Bejruti njoftoi fillimin e raundit të parë të licencave për kërkime.

Kufijtë detarë midis Libanit dhe Izraelit nuk kanë parë ndonjë konflikt ushtarak, ndryshe nga kufijtë e tyre tokësorë.

Grupi libanez Hezbollah kontrollon zonën në kufi me Izraelin dhe tensione sporadike po ndodhin kohë pas kohe pasi Tel Avivi akuzon grupin Shia për përpjekje për të shkelur kufirin.



. .

Ngjarja paraprake

Maska me detyrim, ja sa do gjobiteni për herë të parë dhe kur shkelja përsëritet

Ngjarja e ardhëshme

Supë Brokoli Me Presh – Vlera Dhe Shije Fantastike Në Një Pjatë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian