hetoi presidentin e zgjedhur donald trump jep doreheqjen prokurori jack smith 67830896e5298

Hetoi presidentin e zgjedhur Donald Trump, jep dorëheqjen prokurori Jack Smith

January 12, 2025
1 minut lexim

Prokurori Special, Jack Smith, i cili ka hetuar Presidentin e  zgjedhur Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen të premten nga Departamenti i Drejtësisë, raporton CNN.

Kjo lëvizje ishte e pritshme, shkruajnë mediat, përpara se presidenti i zgjedhur Donald Trump të bënte betimin më 20 janar.

Ai ka përfunduar punën e tij mbi dy hetime penale ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Raporti pritet të publikohet në vazhdim, ndërsa Trump i ka mohuar akuzat.

Lajmi për largimin e Smith u bë i ditur në një dokument të dorëzuar nga zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë në Gjykatën e Qarkut të SHBA-ve, drejtuar gjyqtares Aileen Cannon, të shtunën pasdite.

Në këtë dokument, ata i kërkuan asaj të mos zgjasë urdhrin që ajo lëshoi javën e kaluar, i cili bllokonte publikimin e raportit përfundimtar të Smith, dorëzuar drejtuesve të departamentit të martën.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë argumentojnë se urdhri i gjyqtares Cannon tejkalon autoritetin e saj dhe se ajo nuk ka kompetencë të ndalojë Prokurorin e Përgjithshëm, Merrick Garland, nga publikimi i gjetjeve të Smith.

Trump shpesh pati deklaruar se në rast se vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë do ta shkarkonte “brenda dy sekondave” prokurorin special, Jack Smith i cili ka akuzuar Trumpin për përpjekjet e tij në përmbysjen e procesit zgjedhor të 2020-s dhe keqpërdorim me dokumente të falsifikuara.

Smithka mbajtur postin edhe të kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndërsa në nëntorin e 2022-s, Smith kishte braktisur detyrën në Hagë, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

si do te jene smartfonet e 2025 s 678305fe6021b
Story i mëparshëm

Si do të jenë smartfonët e 2025-s?

ja cili banor la sonte shtepine e bbva 67830a3a47f74
Story i radhës

Ja cili banor la sonte shtëpinë e “BBVA”

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë