Hetimi i krimit zgjedhor, SPAK nuk do të ketë strukturë të veçantë për votimet e 25 prillit

Prokuroria e Posaçme do të jetë struktura e vetme që do të merret me hetimin e krimeve në zgjedhjet elektorale. Të  13 prokurorët e kësaj strukture do të angazhohen nëse do të ketë raste te korrupsionit aktiv dhe pasiv që janë konpetencë e SPAK.  

Prokuroria e Posaçme SPAK është i vetmi institucion që do të hetojë Krimet Zgjedhore.

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal,  ia kanë kaluar për kompetencë këtij institucioni dhe hetimin e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.

 Por zyrtarisht bëhet e ditur se SPAK nuk do të ngrejë një strukturë të veçantë vetëm për këto vepra penale të paktën për zgjedhjet e 25 prillit.

 Ato do të hetohen sipas rastit nga 13 prokurorët që janë aktualisht në këtë isntitucion.

Mësohet se hetimin në rast të konstatimit të një vepre penale në rrethe do të jenë Oficerët e Policisë Gjyqësore ata që do të mbledhin fakte dhe prova për llogari të SPAK, dhe më pas vepra do ti referohet Prokurorisë së Posaçme.

Pra e thënë ndryshe, prokuritë e rretheve do të jenë pasive në hetimin e ketyre krimeve, ndonëse nga Prokurori i Përgjthshëm  Olsian Çela, u është kërkuar prokurorëve të jenë të kujdesshëm në hetimin e krimeve, kryesisht ato që lidhen me situatën e zgjedhjeve.  

Kalimi i Krimit Zgjedhor në Prokurorinë e Posaçme erdhi si nevojë pas eksperiencës që u krijua me dosje “184”.

Dosja pas një pin-pongu institucional përfundoi në Dibër, ku po hetohet nga një prokuror i rrethit ku dyshohet se ka ndodhur krimi elektoral, siç është shitblerja e votës.

Ngjarja paraprake

Ushtrimet më të mira për shkrirjen e dhjamit

Ngjarja e ardhëshme

Bllokimi i pakos së 5, Zejdi: Biznesmenët na thonë se mund të durojnë pa rroga një muaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian