Hetim ndërkombëtar për mbetjetet sanitare COVID-19, 102 të arrestuar

Policia e Shtetit ka njoftuar për dy operacione të përbashkëta zhvilluara me Europol, Interpol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Europol identifikoi rritjen e rasteve të trajtuara lidhur me shpërndarjen e paligjshme të mbeturinave sanitare dhe për këtë shkak nisi operacionin “Retrovirus”.

Policia informon se oficerët kanë kryer inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve.

Hetimet e operacionit të parë global të këtij lloji kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, i drejtuar nga Europol u zhvillua në 30 vende si: Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.

Gjithashtu në hetim u përfshi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Mjedisin, Rrjetin EnviCrime, Frontex, INTERPOL, projektin El PAaCTo dhe Rrjetin e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit Mjedisor (IMPEL).

Autoritetet njoftojnë se si rezultat i rreth 280.000 inspektime janë arrestuar 102 persona deri më tani, ndaj më shumë se 819 subjekte dhe individëve janë marrë masa administrative. Gjithashtu u sekuestruan 800.000 € në asete të sekuestruara.

Operacioni i dytë ndërkombëtar i drejtuar nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL, u zhvillua për identifikimin dhe bllokimin e domeneve të faqeve të internetit që shesin mallra të falsifikuara.

“Kjo veprimtari kriminale ishte bërë një shqetësim në rritje për të gjitha organet e zbatimit të ligjit për shkak të shkathtësisë së kriminelëve, të cilët lehtë mund të bëjnë fitime të mëdha dhe duke fshirë gjurmët e tyre të internetit në një periudhë shumë të shkurtër kohe:, njofton policia.

Në operacion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Greqia, Hungaria, Hong Kong- Kina, Irlanda, Italia, Hollanda, Peruja, Koreja e Jugut, Moldavia, Serbia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Portugalia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si pjesë e operacionit ndërkombëtar “Në faqet tona” (IOS) XI, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 26 shtetet anëtare të BE-së dhe palët e treta, kanë sekuestruar së bashku me Europol dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të të Drejtave të Pronës Intelektuale të SHBA-së, mbi 21.910 emra domenesh, që ofrojnë falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit.

Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false.

Ngjarja paraprake

​Koeman tregon gjendjen e Lenglet pas lëndimit

Ngjarja e ardhëshme

BE nis punimet për të përcaktuar se si do zhvillohen marrëdhëniet me SHBA-të

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian