Hetemi: Dashuria për atdheun më shtyu t’i bashkohem Kosovës

Ka lindur dhe është rritur në Gjermani, por ka vendosur që ta bëjë krenare Kosovën dhe gjithë bashkëvendasit e tij.

Rilind Hetemi do të jetë ardhja e madhe te Kosova U21 për ndeshjet e marsit zhvillohen ndaj Katarit me 26 dhe 29 mars në Doha

Ai është 19 vjeçar dhe ka shkëlqyer vazhdimisht me paraqitjet e tij te grupmoshat e Borussia Dortmund, ku madje ka arritur edhe të shpallet kampion tek moshat U-19.

Ai ka qenë poashtu te grupmoshat e Gjermanisë U15 dhe U16, megjithatë tashmë ka vendosur që ta përfaqësojë vendin e tij të origjinës, Kosovën.

Në një intervistë për GazetaBlic Sport, Hetemi ka treguar se çfarë e shtyu që ta pranojë ftesën e Kosovës.“

Ajo që më ka shtyrë që t’a pranojë përfaqësimin e Kosovës është dashuria për atdheun e prindërve të mi, të cilët neve na kanë edukuar që edhe ne ta dojmë Kosovën si atdheun tonë edhe pse kemi lindur në Gjermani”, ka  thënë fillimisht Rilind Hetemi.

Më pas ai u pyet edhe për qëllimin e madh që një ditë të jetë pjesë e kombëtares A, ku tha se ai do ta jap maksimumin që kjo gjë të bëhet realitet.

“E kam pranuar ftesën e Kosovës me shumë dashuri dhe natyrisht që do ta jap maksimumin për atë fanellë. Besoj dhe dua që një ditë të jem pjesë e kombëtares A të Kosovës” përfundoi Hetemi.

Padyshim se afrimi i tij tek Kosova U-21 do të sjellë energji të re dhe Hetemi do të jetë kualitet shtesë dhe i madh për shpresat e Kosovës.

Ngjarja paraprake

Agron Kuqi u zgjodh kryetar i ri i Federatës Pentatlonit Modern të Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

Palestinë, kushtet mjekësore "jashtëzakonisht të rrezikshme" shkaku i koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian