Heshtje totale në FFK, fiken telefonat! Flitet për rrahje brenda…

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një përleshje fizike mes kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, dhe dhe Eroll Salihut, sekretari i këtij institucioni.

Lidhur me këtë incident të rëndë që edhe më shumë dëmton reputacionin e FFK-së, Insporti ka tentuar të kontaktoj disa herë me Agim Ademin dhe Eroll Salihun, por që të dy kanë zgjedhur heshtjen, duke mos u përgjigjur në telefon.

Edhe zyrtarët e tjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës nuk janë deklaruar lidhur me rastin, përkundër thirrjeve të shumta nga Insporti.

Ndërkohë, ende nuk kemi një reagim zyrtar nga FFK lidhur me këtë incident të rëndë. Mbetet të sqarohet nga FFK-ja, ka pasur apo jo rrahje!

Ngjarja paraprake

Aplikuan disa herë për subvencione por nuk u ndihmuan – familja Ilazi serrën e shfrytëzon si stallë për lopë

Ngjarja e ardhëshme

Psikologët: Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur se paratë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian