Heshtje totale në FFK, fiken telefonat! Flitet për incident…

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një përleshje fizike mes kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, dhe dhe Eroll Salihut, sekretari i këtij institucioni.

Lidhur me këtë incident të rëndë që edhe më shumë dëmton reputacionin e FFK-së, Insporti ka tentuar të kontaktoj disa herë me Agim Ademin dhe Eroll Salihun, por që të dy kanë zgjedhur heshtjen, duke mos u përgjigjur në telefon.

Edhe zyrtarët e tjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës nuk janë deklaruar lidhur me rastin, përkundër thirrjeve të shumta nga Insporti.

Ndërkohë, ende nuk kemi një reagim zyrtar nga FFK lidhur me këtë incident të rëndë. Mbetet të shihet se cila është  e vërteta e kësaj, ka pasur apo jo incident.

Ngjarja paraprake

Tabaku: Ka ende njerëz të dashur, sado që qyteti është dhunuar 6 vite nga fotokopja e Ramës

Ngjarja e ardhëshme

Leipzig nuk i ndahet Bayernit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian