‘Heshtja e shtetit po na vret më shumë’, Naftëtarët e Ballshit në ditën e 6 të grevës

Sot bëhet e gjashta ditë radhazi që minatorët e Ballshit janë në grevën e urisë për plotësimin e një sërë kërkesash.

 Mësohet se gjendja e tyre është rënduar, pasi disa prej tyre janë me sëmundje të mbartura prej vitesh, për shkak edhe të punës shumëvjeçare, në kushte të vështira në uzinën e naftës. Grevistët u shprehën se heshtja e institucioneve, duke mos dhënë asnjë përgjigje, i vret më shumë.

“Mos marrja e nje përgjigje qoftë pozitive apo negative po na vret me shumë. Të thonë që rafineria nuk punon, por të japin një zgjidhje. Duhet të mendohen mirë se çdo përgjigje lidhet me fatin e qytetit dhe familjeve tona. Ato lekë që na kanë me gjyqe të na i japin.”, tha një prej grevistëve. Ndërkohë, një prej naftëtarëve, Aleksandër Merdani është transportuar në spitalin e Fierit për të kryer analiza më të detajuara pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

“Kemi frike të shkojmë në spital nga covid edhe po të vijnë mjekët këtu kemi frikë. Jemi të vendosur për të rezistuar deri në fund me këtë grevë. Familjet nuk kanë asnjë mundësi tjetër ekonomike për të përballuar jetesën.”, shtuan ndër të tjera protestuesit.

Ngjarja paraprake

Gjermania shënon 30-vjetorin e ribashkimit

Ngjarja e ardhëshme

Besimi – Van Gelder: Sistemi i integruar për financa publike është një nga prioritetet për bashkëpunim të ardhshëm me Bankën botërore

të fundit nga