Heroinë, drogë e mbi 20 mijë euro, policia italiane arreston 3 shqiptarë, mes tyre dhe 1 grua

Policia e Milanos në Itali, në vazhdën e një operacioni, arrestoi tre shtetas shqiptar, dy burra dhe një grua.

Atyre i janë gjetur 5 kilogramë heroinë, gjysmë kilogrami kokainë dhe 20,000 euro para të thata. Shqiptarët u arrestuan, pasi oficerët e policisë ndalën për kontroll një makinë të dyshimte, brenda së cilës gjendej çifti i shqiptarëve (Burri dhe gruaja).

Brenda në makinë, atyre iu gjet 1 kilogramë heroinë. Më pas, policët zhvendosën kontrollin në shtëpinë e tyre në Rho, e cila ishte në pronësi të një tjetër shqiptari.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti 4 kilogramë heroinë, gjysmë kilogrami kokainë, mbi 20 mijë euro dhe peshore që përdorej për ndarjen e heroinës dhe kokainës në doza të vogla, ku më pas dërgohej tek klientët e mundshëm.

Ngjarja paraprake

Kim Kardashian 'ngacmon' Kanye West me këto foto

Ngjarja e ardhëshme

Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian