Hernandez: Dua të bëhem më i miri, gara për Scudetto s’ka mbaruar

Ylli i AC Milanit, Theo Hernandez ka zbuluar ambiciet e tij për të ardhmen.

Francezi është duke shkëlqyer te Milan, derisa cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë në pozitën e majtë.

Hernandez tha se synon të bëhet më i miri, derisa nuk mendon se gara për titull ka mbaruar.

“Dua të jem më i miri. Kur synoj për golin, nuk mendoj. Unë do shënoj. Pioli me tregon të vazhdojë përpara”.

“Ibra na jep kurajë dhe shumë këshilla. Scudetto? Nuk ka mbaruar, do luftojmë deri në fund”, tha ai për Sportweek.

Inter momentalisht është lider në Seria A me 65 pikë, nëntë më shumë se AC Milan që mban vendin e dytë me 56 sosh.

Ngjarja paraprake

‘Të rinjtë në PD nuk janë dekor’/ Leskaj: Shqipëria fiton çdo herë nga freskia, entusiazmi dhe optimizmi i tyre

Ngjarja e ardhëshme

Elon Musk nuk është më shefi ekzekutiv i Tesla

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian