Hëngri kanabis, dy vjeçari lufton për jetën

Një dy vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar është duke luftuar për jetën pasi gëlltiti padashur sasi të mëdha kanabisi. Gjendja e fëmijës së shtruar në Royal Belfast Hospital është e rëndë. Mësohet se ai është vendosur në intubim, megjithëse duket i stabilizuar për momentin, përcjell Gazeta Sinjali.

Pesë persona, ndër të cilët një 25 vjeçar dhe një femër 20 vjeçe janë vënë në pranga për “mizori ndaj një të mituri”. Incidenti pason paralajmërimet e lëshuara për shkollat në Irlandën e Veriut në fillim të muajit lidhur me ëmbëlsirat që përmbajnë sasi të rrezikshme vaji kanabisi.

Zyrtarët thonë se kjo substancë ka pasoja të forta tek të miturit për shkak të masës së tyre të vogël trupore e mund t`i shkaktojë halucinacione, të vjella e humbje të vetëdijes.

Agjencia e shëndetit publik në Britani i dërgoi një paralajmërim ministrisë së arsimit ku theksohej se ka disa produkte që duken si pako karamelesh të njohura me paketime shumëngjyrëshe, dhe vizatime që tërheqin të miturit, në fakt përmbajnë ekstrakt kanabisi.

Aty përmendet dhe rasti i një 9 vjeçareje që ka përfunduar në urgjencë pasi gjeti një pako të tillë në tokë dhe e konsumoi. Duket se ka pasur disa incidente të ngjashme në vend ku fëmijët janë shtruar në spital pasi kanë ngrënë ëmbëlsira të spërkatura me kanabis./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

UEFA ka vendosur...

Ngjarja e ardhëshme

Selektori i Holandës: Nuk do të jetë e lehtë për ne 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian