hekuran dukes spo i duken punet askund dibra e zhytur ne varferi ekstreme 678e7c1d488bb

Hekuran Dukes s’po i duken punët askund, Dibra e zhytur në varfëri ekstreme!

January 20, 2025
min lexim

Shkup, 20 janar – Hekuran Duka emër që e keni harruar sepse ka kaluar shumë kohë nga fushata e zgjedhjeve lokale. Pra, Duka u shfaq në skenë nën logon e BDI-së si shpresë për t’i ndihmuar dibranët, por me këtë qeverisje katër vjeçare i ka shkatërruar tërësisht. I ka zhytur në varfëri ekstreme. Pra, nga shprese u shndërrua në zhgënjim e dëshpërim për qytetarët e Dibrës. Është strukur në zyrën e kryetari të Komunës dhe askund në shihet. Nga kjo që duket i ngjanë se nevojën e tij për tu bërë kryetar komune e plotësoi por nevojat e qytetarëve i la në dorë të fatit, shkruan Zhurnal.

Dibra në mëshirën e kuzhinës popullore, qytetarët “Mos na ardhtë më një si DUKA” –

Hekuran Duka i cili sipas deklarimit të pasurisë ka dëshmuar se ka siguruar për veten e tij dy shtëpi, tokë, veturë, e shumëçka tjetër. Nga këto deklarime kuptohet që kemi të bëjmë me një manipulator të llojit të veçantë. Sepse, të gjitha shtëpitë i ka të deklaruar në emër të prindërve. Pra, ai sipas asaj që ka deklaruar i bie që jeton në rrugë ose nën ndonjë urë. Mashtrime të llojit të ulët.

Megjithatë, derisa Duka ka arritur për veten e tij dhe pasardhësit e tij të sigurojë një mirëqenie të mirë sociale e ekonomike, qytetarët e Dibrës të cilëve ua kërkoi voton ia vodhi shpresën për të ardhmen e ndritur në qytetin e Dibrës.

Dibra ka qenë qyteti i njerëzve të shkencës, arsimit dhe kulturës. Kjo ka qenë Dibra e vërtetë, që shumë vështirë mund ta gjejmë për fat të keq në realitetin e sotëm. Sepse, që kur në krye të Dibrës erdhi Duka gjithçka u duk ndryshe keq e më keq.

Dibra është në gjendje të mjerueshme në shumë aspekte. Arkitektura e qytetit është në kaos total, por mbi të gjitha Dibra është një qytet i shpresës së humbur, qytet i boshatisur për shkak të zhvillimit të dobet ekonomik.

Kuzhina popullore për shumë familje që janë zhytur në varfëri si pasojë e keqmenaxhimit të Dukes –

Pushteti lokal është i një rëndësie të veçantë, derisa komunat janë në komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët. Me automatizëm nënkuptohet që të parët e komunave, kryetarët, duhet të qarkullojnë derë më derë për të dëgjuar hallet dhe nevojat e qytetarëve në mënyrë që tu ndihmohet më shpejt e më mirë.

Por, jo çdo kryetar e bënë punën e tij me nder dhe përgjegjësi të plotë, i tillë është edhe kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili porsa u ulë në karrigen e kryetarit harroi qytetarin. Por, ja që edhe katërvjeçari i tij shpejt përfundoi. Dibranët i fundosi por ata nuk ia falin këtë keq menaxhim dhe kaos që e shkaktoi në Dibër.

Në kuadër të Qendrës për Punë Sociale në Dibër punon edhe kuzhina popullore, nga ku ushqehen mbi 40 familje dibrane, të cilët kanë probleme ekstreme sociale. Është një kuzhinë e cila ofron ushqim të freskët dhe të ngrohët në kontinuitet, kurse sipas institucionit në fjalë, viteve të fundit ka një rritje të theksuar të familjeve të cilët duan që të ushqehen në këtë kuzhinë.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Skënder Daci për gazetën Koha thotë se aktualisht – ushqim të freskët marrin 120 anëtarë të mbi 40 familjeve.

“Janë familje, të cilët kanë probleme sociale dhe të cilët i plotësojnë kushtet në përputhje me normat ligjore. Ne si institucion kemi marrë edhe kërkesa të reja nga familje tjera, dhe për ato kërkesa e kemi informuar edhe Ministrinë për Punë Sociale. Kuzhina popullore, e cila është e themeluar para shumë vitesh, ofron ushqim të ngrohtë dhe që i plotëson kushtet e përcaktuara”, thotë Daci dhe shton se kuzhinierët në mënyrë profesionale për çdo ditë përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin.

Në Qendrën për Punë Sociale në Dibër potencojnë se ndarja e ushqimit bëhet në mënyrë të rregullt, dhe ka patur raste kur nëpër shtëpitë të shfrytëzuesve, në disa raste është shpërndarë edhe ushqim i paketuar, veçmas kur ishte prezente pandemia Kovid 19 ose kur ka ndonjë familjarë të sëmurë.

Paramendoni në çfarë gjendje Duka e ka katandisur Dibrën, qytetarët i ka lënë nën mëshirën e fatit, në vend se të tërheq investitorë të investojnë në Dibër të zhvillojë atë vend, të hap perspektivë të re për të punuar e jetuar Duka zgjodhi ta shkatërroj atë vend.

Por, zgjedhjet lokale janë shumë afër, dënimi që do ta marrë Duka e partia që e ka përfaqësuar do të jetë i pafalshëm. Sepse, nga një shpresë e re u rikthye në dëshpërim të vjetër që Dibra nuk bëhet siç duhet. Në fakt, bëhet por nuk është Duka njeriu i duhur që mund ta bëjë këtë gjë. Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vendimi i papritur i partneres se ronaldos do ti ndryshoje rrjetet e saj sociale 678e776f9c677
Story i mëparshëm

Vendimi i papritur i partneres së Ronaldos, do t’i ndryshojë rrjetet e saj sociale

nga autostrada te shtepia si nisi sherri me thika mes dy vajzave policia jep detajet 678e810b24393
Story i radhës

Nga autostrada te shtëpia, si nisi sherri me thika mes dy vajzave? Policia jep detajet

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë